Nga pushime në makth: Emigrantes shqiptare i vidhet Land Rover-i në mes të Tiranës!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.09.2025, 19:38

Një emigrante shqiptare, e cila jeton në Gjermani, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar një rast të rëndë vjedhjeje. Ajo tregon se automjeti i saj tip Land Rover Discovery është vjedhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në zonën e Don Boskos, pranë kompleksit “Fiori Di Bosco” në Tiranë.

Gruaja shprehet se kishte ardhur në Shqipëri për disa ditë pushime dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur mjetin, pasi brenda tij ndodheshin edhe dokumentet personale.

Makina ka targë gjermane HH AD 44 34. Ajo bën apel që kushdo që mund të ketë informacion ose e ka parë në kamera, të kontaktojë, duke premtuar edhe një shpërblim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit