Lumë denoncimesh për dyqanin që mashtroi vajzën për produktet e flokëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.09.2025, 18:38

Ditën e djeshme një vajzë denoncoi publikisht nëpërmjet JOQ Albania zhgënjimin e saj me dyqanin e produkteve kozmetike “Ediss Bio Care” në qytetin e Durrësit, ku ajo shkoi për të blerë disa produkte për parandalimin e rënies së flokëve, por produktet që iu ofruan jo vetëm që nuk i zgjidhën asnjë problem, por e bënë që të humbte dhe një shumë prej 150 eurosh.

Shkova në dyqan dhe më thanë që këto produkte të duhen, do kesh rezultate që pas një dite. Unë po bëj dy muaj që i përdor, për pak futem në muajin e tretë dhe ende asnjë rezultat. Dyqani nuk mban asnjë përgjegjësi,” tha vajza ditën e djeshme.

Por duket se rastet e ngjashme për këtë biznes nuk kanë fund. Pas këtij denoncimi, denoncime të tjera kanë mbërritur në redaksinë tonë, nga klientë të tjera të këtij dyqani, të cilat poashtu tregojnë se si humbën para duke blerë produkte kozmetike atje.

Ata shtojnë se produktet e blera nuk i kanë dhënë efektet e premtuara nga shitësit, duke theksuar se reklamat që bëhen janë thjeshtë mashtrime për të joshur vajzat që të afrohen dhe të bëjnë shpenzime.

Më poshtë disa denoncime:

Denoncimi i parë:

I kam marrë dhe unë para dy vjetësh produktet këtu dhe ishin skandal. Kam paguar 350€ për asgjë. Është mashtrim çdo reklamë që bën kjo.

Denoncimi dytë:

Kjo ka produktet më kot që ekzistojnë ndonjëherë. Unë mora fondatinën me 9 funksione gjasme. Le që u ça vetë në një moment. Filloi sikur po bymehej dhe mora dhe një si maskë që e lije në flokë para se të laheshe dhe të ndihmonte për të zgjatur flokët. Nuk bëri asnjë gjë! Thjeshtë humbje lekësh. Plus që fondatina më krijoi irritim, por nuk e bëra të madhe, thjeshtë i bëra bllok dhe nuk mora më gjëra aty.

Denoncimi tretë:

Shumë me vend. Mashtrues janë, i marrin te 1-euroshi.

Denoncimi i katërt:

"Është shumë e vërtetë dhe unë kam marrë produkte te kjo faqe. 80 mije lekë! Erdhi kremi i diellit gjasme, ishte si ngjitës, I kam shkruar 100 herë, nuk mbajmë përgjegjësi më thonë, vazhdo përdore. Po si ta përdor me ngjitës në lëkurë."

Klientet duhet të tregohen më të kujdesshme kur përzgjedhin vendet në të cilat vendosin të bëjnë trajtime ose të blejnë produkte. Shumë biznese online janë thjeshtë aty për t’u mashtruar dhe për t’u marrë paratë tuaja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit