150 euro të shkuara dëm, vajza denoncon dyqanin e produkteve kozmetike

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.09.2025, 21:22

Një vajzë e re i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë aspak të pëlqyeshme që i ndodhi asaj në Durrës, teksa shkoi për të blerë disa produkte në dyqanin “Ediss Bio Care”.

Në një rrëfim për redaksinë tonë, vajza tregon se shkoi për të blerë disa produkte që parandalojnë rënien e flokëve, problem prej të cilit ajo vuan kohët e fundit. Vajza shkoi vetë në dyqan, duke kërkuar si fillim një konsultë me shitësen për të mësuar më shumë se cilat produkte i nevojiteshin për problematikën që kishte.

Shkova në dyqan dhe më thanë që këto produkte të duhen, do kesh rezultate që pas një dite. Unë po bëj dy muaj që i përdor, për pak futem në muajin e tretë dhe ende asnjë rezultat. Dyqani nuk mban asnjë përgjegjësi,” thotë vajza.

Denoncuesja tregon se kostoja e këtyre produkteve është rreth 150 euro, dhe për të kjo është një shumë e konsiderueshme, pasi është studente dhe me këto para mund të kishte mbuluar një shpenzim tjetër.

Unë u thashë nuk kam përmirësim, ato më thonë vazhdo përdori. Nuk ka mundësi të mos kesh asnjë përmirësim,” shton ajo se i ka thënë dyqani.

E reja tregon me pamje dhe gjendjen e saj aktuale të flokëve, ndërkohë që u bën thirrje vajzave të tjera që të tregohen më të kujdesshme me dyqanet ku zgjedhin të bëjnë blerje për mirëqenien e trupit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit