Si sot, 5 vite më parë, Arbjan Mazniku, në atë kohë nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht administrator i shoqërisë publike-private ECO TIRANA SH.A. firmosi një tender për blerje goma, me vlerë rreth 46 milionë lekë të vjetra. Fitues u shpall kompania R & R GROUP, e cila kishte qenë e përjashtuar nga tenderat për 18 muaj për shkelje të rënda.
Kush e dha tenderin? Arbjan Mazniku! Kush është Mazniku sot? Ministër i Pushtetit Vendor! Sepse në Shqipëri, tenderat e dyshimtë nuk të ndëshkojnë, por të promovojnë. ECO TIRANA ishtej në një hetim të prokurorisë italiane për lidhje me mafian Ndragheta, përmes ortakut italian AGSM Holding si dhe Andrea Miglioranzi, e ish-kryebashkiaku i Veronës, Flavio Tosi të cilët sollën në jetë këtë kompani.
Pra, një skenë klasike, pak mafia, pak goma, shumë para publike dhe asnjë pasojë, madje poste të larta në kabinet ministror. Në vend të ndëshkimit, erdhi shpërblimi pasi sot, Arbjan Mazniku drejton ministrinë që mbikëqyr të gjitha bashkitë e vendit. Po, edhe ato që japin tendera. Ironike? Jo, tipike shqiptare.