“Shpërthen” Mazniku, 46 milionë për blerje gomash firmës së përjashtuar nga prokurimet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.09.2020, 23:31

Dhe ja ku vjen Mazniku. Përsëri ai. Përsëri me një bëmë tjetër. Nënkryetari i bashkisë Tiranë, siç ju kemi informuar edhe më parë, figuron gjithashtu edhe si administrator pranë shoqërisë ECO TIRANA SH.A. Kjo e fundit është një shoqëri e cila administrohet në masën 51% nga Bashkia Tiranë dhe 49% nga AGSM Holding ALBANIA. Vetëm pak kohë më parë ECO TIRANA u përfol si e implikuar e mundshme në pastrimin e parave të pista të mafies italiane, për shkak të një hetimi të zhvilluar nga prokuroria italiane.

Kjo e fundit akuzoi disa persona mes të cilëve Andrea Miglioranzi, njëri prej drejtuesëve të ortakëve të ECO TIRANA, dhe ish-kryebashkiaku i Veronës Flavio Tosi, si të përfshirë në bashkëpunim me disa pjesëtarë të organizatës mafioze Ndragheta. Flavio Tosi ishte kryebashkiaku i Veronës, i cili gjithashtu firmosi bashkë me Erion Veliaj marrëveshjen për krijimin e kompanisë ECO TIRANA. Me sa duket, administratorit të ECO TIRANA, Arbjan Mazniku-t, nuk i ndahet shpirti nga kompanitë të cilat kanë patur probleme me autoritetet.

Rezulton se kompania e drejtuar prej tij, pra ECO TIRANA, ka organizuar një tender me objekt “Blerje goma” i cili mban numrin e referencës REF-67436-07-30-2020. Për çudi, fituese është shpallur kompania R & R GROUP me administratore Lulzime Rami dhe pronare Elona Rami, me vlerë të ofruar 3.870.000 leke pa tvsh, ose rreth 46 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Themi për çudi, pasi kompania në fjalë rezulton të jetë përjashtuar nga e drejta për të marrë pjesë në tendera për një periudhë kohore prej 18 muajsh, përkatëshit nga data 26.01.2017 deri në datën 26.07.2018. Pavarësisht se afati i përjashtimit ka përfunduar, nuk kuptohet se përse Arbjan Mazniku duhet të shpallë fituese një kompani e cila ka patur probleme me shtetin, madje të një niveli të tillë sa e kanë përjashtuar për 1,5 vjet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit