Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetareje e cila akuzonte postën Adex për dëmtimin e një porosie.
Qytetarja tha se porosia ishte dërguar në rregull nga faqja ku e kishte porositur, por gjatë transportit nga Adex është dëmtuar dhe posta s’mban asnjë lloj përgjegjësie.
Në lidhje me këtë rast, Adex ka reaguar zyrtarisht për JOQ ALBANIA, duke sqaruar pozicionin e saj dhe duke u bazuar në ligjin nr. 46/2015 “Për Shërbimet Postare në Republikën e Shqipërisë”.
Adex thotë se sipas këtij ligji, një kompani postare nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e porosisë, por vetëm për dorëzimin e saj tek marrësi. Ata sqarojnë se në çdo rast kur një klient ka problem me produktin, si p.sh. është i dëmtuar, i papërshtatshëm apo ndryshe nga ç’është porositur, përgjegjësia bie mbi dërguesin, pra personin ose kompaninë që e ka nisur porosinë, jo mbi postën që ka kryer transportin.
Megjithatë, Adex thotë se moralisht ka marrë përsipër të ndërhyjë kur dërguesi nuk reagon ndaj ankesave të klientit. Në këto raste, Adex përpiqet të ndërmjetësojë për të zgjidhur situatën, duke shkuar deri në bllokimin e pagesës ndaj dërguesit deri kur ky i fundit i kthen paratë klientit.
Adex kërkon që qytetarët të informohen drejt mbi përgjegjësitë e çdo pale në procesin e porositjes dhe transportit, që të dinë se kujt t’i drejtohen në rast problemesh me përmbajtjen e një porosie.
Reagimi nga Adex:
Do na beni nje nder qe ta postoni kte nenin e ligjit 46/2015, te Sherbimeve Postare ne Republiken e Shqiperise? Besoj se nese do ta postoni, do ti jepni nje sherbim te vyer qytetareve. I thote ky neni i sherbimeve postare te gjitha.
Dhe asnje poste ne bote ska asnje pergjegjesi ndaj pritesit, pervecse ti Dorezoj objektin postar. Cdo problem qe mund te kete pritesi me produktin, adreson ate te Derguesi.
Adex moralisht ka mar persiper qe kur Derguesi nuk i pergjigjet pritesit, te negocioj me Derguesin per te zgjidhur problemin. Kjo sidomos kur behet fjale per produktet te cilat pritesve nuk ju pelqejne dhe kerkojne kthimin e vleres se paguar.
Ne keto raate Adex bllokon llogarite e Derguesit derisa ti kthej leket klientit.
Ky nuk eshte detyrim ligjor, por moral qe kemi mar persiper kaq e kaq vjet.
Kurse per pakot e thyeshme, cdo dergues eshte i njoftuar personalisht si dhe eshte dhe ne kushtet e sherbimit qe cdo dergues pranon, qe dergohen vetem nen pergjegjesine e tyre. Atehere, cfare detyrimi i kemi ketij pritesi ne ?
Nese do te lexoni komentet qe shahen dhe fyehen punonjesit me lloj lloj epitetesh, Ju siguroj se kjo kategori kte sjellje kane me korieret ne perditshmeri. Perjashtuar ketu komentet fyese te punonjesve te te ashtuquajtur konkurent. Gjithsesi
Nese e shikoni te udhes, qe te jepni kontributin tuaj, ne informim te qytetareve se kush jane pergjegjesite nje kompanie postare, do te ishte ne nderin tuaj.
Nuk do doja ta beni kete per Adex, por per qytetaret. Te dine ku te drejtohen, per problemet qe ju lindin me permbajtjen e onjekteve postare. Faleminderir
