“Në pako shkruhej ‘Kujdes’, ADEX më ka thyer dhuratën dhe tani s’mban përgjegjësi”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.08.2025, 11:25

Një qytetare ka ngritur një ankesë serioze ndaj Postës Adex, duke u shprehur se është hera e disatë që porositë e saj nuk i dorëzohen në banesë dhe kur ajo shkon vetë për t’i marrë, gjen pakon të dëmtuar.

Ajo ka treguar se prej disa ditësh ka tentuar të kontaktojë me shërbimin e klientit për të marrë një pako që kishte porositur online, por Adex nuk ka marrë mundimin t’i kthejé përgjigje.

Qytetarja tregon se porosia e saj është dërguar në rregull nga faqja online, por Adex duke mos marrë fare parasysh udhëzimet, për pako që mund të thyhen,

ia kanë lënë porosinë në një agjenci udhëtimesh në Belsh.

Por sapo ka hapur pakon, qytetarja e ka gjetur porosinë e saj të thyer dhe në gjendje skandaloze. Menjëherë ajo ka kontaktuar Postën duke kërkuar ndihmë e zgjidhje, por askush s’i ka dhënë një përgjigje konkrete.

Sipas saj, ky incident është një dëshmi e neglizhencës dhe mungesës së përgjegjësisë nga ana e Postës Adex, që duhet të marrë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar dhe të kompensojë qytetarët për këtë shërbim të papërgjegjshëm.

Kjo ngjarje nxjerr në pah shqetësime të mëdha për cilësinë e shërbimit të Postës Adex dhe ka ngritur alarmin për nevojën e përmirësimit të kushteve të dorëzimit të porosive dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ. Dua te paraqes nje ankes ne lidhje me posten adex.

Eshte e disata here qe nuk mi sjellin porosit ne banese dhe kur shkoj e marr pakon atje ku u do qejfi atyre,rezulton te jete e thyer. I kontaktoj postes dhe kane 3 dite qe thone do interesohemi tek zyra e sme kthejne pergjigje. Posta me e felliqur eshte posta Adex qe shperndan pako edhe ne Belsh. Porosia ime tani eshte e thyer dhe askush smban asnje pergjegjesi.

Faqa qe e kam porositur ma ka nisur ne rregull. Neglizhenca e postes qe e lene pakon vend e pa vend ma ka sjelle te thyer. E perseris faqa eshte shume korrekte dhe e sakte ndersa Adex te me paguaje porosine thyer. Porosia eshte bere te shtunen. Dhe posta te marten e le tek nje agjensi udhetimesh ne Belsh.

Sot vij per ta marre sepse sot e gjeta mundesine pasi jam ne pune dhe sapo e hap pakon rezulton ne kete gjendje qe jua solla me fakte.

Faqa ka vene edhe kete letren per tu kuptuar qe eshte dicka qe do kujdes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit