Parakalime të rrezikshme te Rana e Hedhun, gjobiten 4 shoferë pas denoncimit në JOQ

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.08.2025, 18:07

Policia në Shëngjin ka gjobitur 4 shoferë, pas denoncimit publik në JOQ ALBANIA, ku shfaqeshin duke kryer parakalime të rrezikshme në aksin rrugor drejt Ranës së Hedhun, një ndër zonat më të frekuentuara gjatë sezonit veror në veri të vendit.

Pas identifikimit të drejtuesve të automjeteve që rrezikuan jetën e tyre por dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, policia ka ndëshkuar me gjobë 12,000 lekë shoferët ndërsa njërit prej drejtuesve iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit, si masë plotësuese për shkeljen e rëndë të rregullave të qarkullimit.

Policia duhet të marrë masa që raste të tilla mos të përsëriten më, pasi parakalimet e gabuara shpesh bëhen edhe shkak për aksidente tragjike dhe këtu përmendim aksidentin e ndodhur në Sarandë-Delvinë të dielën ku dy motra Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20-vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Kryen parakalime të rrezikshme, ndëshkohen me masa administrative 4 drejtues automjetesh.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqen disa automjete që kryejnë parakalime të rrezikshme në rrugën që të çon te Rana e Hedhun, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.

Drejtuesit e 4 automjeteve u identifikuan dhe në zbatim të neneve 141, 127 dhe 205 të Kodit Rrugor, secili drejtues u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë, ndërsa njërit nga drejtuesit iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit