Pas publikimit të lajmit, një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se e ka parë zonjën të mërkurën, tek rruga e Porcelanit, mbrapa UET. Në video, Violeta duket se nuk është në gjendje të mirë dhe shihet duke fshirë dhe biseduar me veten e saj. Qytetarja thotë se Violeta ka ndenjur në atë zonë, konkretisht tek pallatet Fratari dhe ka fjetur në stol.
Qytetarja shkruan për JOQ:
Përshëndetje, zonja Violeta ka qenë të mërkurën tek rruga e Porcelanit, mbrapa UET. Dukej që nuk ishte mirë. Aty fshinte, bënte muhabet me veten e saj. Besoj në këtë zonë ka ndenjur. Konkretisht e kam parë tek pallatet Fratari. Ka fjetur nëpër stola, dukej që ishte grua e mbajtur, nxirrte lekët, i numëronte, i fuste prapë. E pyetem: "Ke nevojë për ndihmë?" Jo, thoshte. Kishte një tas të madh me makarona, i hëngri. Nuk është më aty, por mund të jetë afër zonës.
Kushdo e ka parë zonjën Violeta në këtë zonë ose afërsi të saj, është i/e lutur të kontaktojë në numrin e telefonit 0674937171.