Shkoi në Itali dhe nuk u kthye, Violeta Ymeraj humb kontaktet me familjarët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.08.2025, 09:30

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një grua 76 vjeçe ka humbur kontaktet me të afërmit e saj. Emri i saj është Violeta Ymeraj dhe është e ve dhe nuk ka fëmijë. Ajo sipas qytetarit, nuk ka arritur të mbërrijë në Shqipëri pas një udhëtimi nga Italia. Ajo ishte nisur vetë nga Italia për në Shqipëri, por nuk është paraqitur kurrë në destinacionin e saj dhe nuk dihet nëse ka kaluar kufirin.

Herën e fundit, e moshuara është parë në Tiranë të martën, por pas atij momenti nuk ka pasur më asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Ajo ka udhëtuar disa herë vetëm, gjithmonë duke njoftuar familjen për udhëtimet e saj. Ky rast ka shqetësuar familjarët, të cilët kanë ngritur një paditë në Itali, Vittoria Ragusa dhe kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet për gjetjen e saj.

“Ka humbur një grua, rreth 76 vjeçe. Nuk e dimë nëse ka kaluar kufirin nga Italia për në Shqipëri. Herën e fundit është parë në Tiranë të martën. Ajo është nisur nga Italia për në Shqipëri vetëm, por nuk ka mbërritur kurrë. Nuk e dimë nëse ka kaluar kufirin apo jo. Ajo ka udhëtuar disa herë vetëm, por na ka njoftuar gjithmonë. Kemi bërë padi dhe në Itali, Vittoria Ragusa. Është e ve dhe nuk ka fëmijë. Emri i saj, Violeta Ymeraj. Numri i kontaktit: 0674937171”, thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Nëse keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, mund ta kontaktoni me numrin e telefonit 0674937171.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit