Banorët e Shëngjergjit: Disa pukjanë po na marrin burimin e ujit me dhunë, Policia po i mbron

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.08.2025, 11:52

Në fshatin Shëngjergj të Tiranës ka tensione të mëdha pas një përplasjeje për burimin e ujit. Sipas banorëve burimi i Krullisë në fshatin Shëngjergj po merret me dhunë nga një individ me origjinë nga Puka që e shet ujin me emrin e fshatit dhe do të ndërtojë një fabrikë. Mbrëmjen e djeshme JOQ publikoi një nga videot e këtij debati, teksa një tjetër banore shkruan se personat që po tentojnë të marrin burimin kanë nisur në mes të natës dhe duke shtyrë e goditur gratë dhe burrat e fshatit të cilët ruajnë burimin.

Banorët thonë se personat në fjalë mbrohen nga pushtetarët lokalë dhe akuzojnë policinë për mbajtjen anës së tyre, ndërsa vetë fshatarët po qëndrojnë prej tre ditësh në pyll duke ruajtur burimin. Sipas banorëve, shteti nuk po ofron ndihmë të nevojshme për zjarret, por në të njëjtën kohë sjell helikopterë për të transportuar materialet që shërbejnë për marrjen e burimit të ujit, për të cilin pretendohet se është pajisur me leje nga ministrat.

Kjo situatë po krijon një ndarje të thellë mes komunitetit dhe autoriteteve, ndërsa në fshat dhe në zonën përreth po shfaqen dyshime për lidhjet e personave që po përpiqen të marrin burimin me figura të pushtetit lokal. Banorët janë të shqetësuar edhe për faktin se policia dhe administratorët lokalë nuk po marrin masa për të zgjidhur konfliktin dhe, përkundrazi, po mbrojnë palën që po përdor dhunë. Ata kanë dëgjuar policinë duke i inkurajuar palët që po ushtrojnë dhunë, duke thënë “vazhdoni, se do ju mbrojmë ne”.

"Përshëndetje, si jeni? Dua të postoj një rast dhune. Disa persona po përpiqen të marrin burimin e fshatit me dhunë, duke pretenduar se e kanë me letra, në fshatin Shëngjergj, Tiranë. Janë disa me origjinë pukjane që shesin ujë me emrin e fshatit. Tani pretendojnë se burimi është i tyre dhe, në mes të natës, kanë nisur punimet duke shtyrë dhe goditur gratë e lagjes. Mbrohen nga pushtetarët. Policia vjen dhe mban anën e tyre. Shteti s’ka helikopterë për të fikur zjarret, por sjell helikopterë për të transportuar materialet për të marrë burimin e ujit. Thonë se kanë marrë leje nga ministrat. Për ne fshatarët, ai burim ka shumë vlerë sepse me të jetojmë, dhe të vijë dikush nga Puka e të thotë se burimi është i tij, është e patolerueshme. Kemi tre ditë që po flemë në pyll duke ruajtur burimin, sepse ata vijnë natën për të punuar. Përveçse në Shëngjergj, edhe në Lanabregas po të njëjtit persona kanë hapur një tip magazine që shesin ujë me bota. Nuk e di kush janë këta pushtetarë që i mbrojnë kaq shumë dhe që janë kaq “sy pa trembur”. Boti i madh figuron me logon “Shëngjergji”. Ju lutem, postojeni. Policin e kanë dëgjuar banorët duke u thënë atyre: “Vazhdoni, se do ju mbrojmë ne.” Ishin të gjithë në komisariat, por aty nuk marrin zgjidhje. Pretendohet se burimi është bërë me letra. Policia është korruptuar nga vetë ata, bashkë me administratorin Shpëtim Sina, i cili nuk përgjigjet fare", shkruan një tjetër banore e fshatit Shëngjergj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit