Krullisë në Shëngjergj i del pronari, banorët në mbrojtje të burimit të ujit shoqërohen në polici

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.08.2025, 19:08

20 persona, banorë në fshatin Shëngjergj janë shoqëruar nga policia dhe ndodhen aktualisht në komisariatin numër 4 në Tiranë, një fakt që konfirmohet nga vetë ata për JOQ Albania. Shoqërimi ka ardhur si pasojë e përpjekjeve të tyre për të mbrojtur burimin e ujit Krullia në fshatin Shëngjergj, i cili është duke u bllokuar padrejtësisht nga një individ që ka pretenduar se ka siguruar dokumenta për ta marrë në pronësi. Ky individ ka nisur ndërtimin e një fabrike dhe po përdor helikopterë për të dërguar materiale ndërtimi, duke bllokuar qasjen në burim dhe duke penguar përdorimin e tij nga banorët.

Burimi Krullia ka qenë gjithmonë një pasuri e përbashkët e fshatit dhe banorët janë të vendosur ta mbrojnë atë nga çdo përpjekje për t’ua marrë pa të drejtë. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve dhe kanë kontaktuar JOQ Albania për të denoncuar situatën dhe për të kërkuar mbështetje në këtë kauzë. Pavarësisht kërkesave të banorëve, administratori i komunës Shëngjergj nuk është paraqitur për të diskutuar situatën dhe për të ofruar një zgjidhje. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre për të ruajtur pasurinë e përbashkët të fshatit.

“Në fshatin tonë, Shengjergj, Tirane, burimi i ujit Krullia, i cili prej vitesh furnizon dhjetëra familje me ujë të pijshëm dhe për vaditje, po bllokohet padrejtësisht. Një person pretendon se ka bërë letra për ta marrë këtë burim dhe po synon të ndërtojë një fabrikë. Ne si fshat nuk e kemi lejuar që ai të ndërtojë apo të dërgojë materiale, por ai po përdor helikopter për të dërguar rërë, ciment dhe materiale të tjera drejt vendit, duke bllokuar qasjen në burim dhe duke penguar përdorimin e ujit nga banorët. Ky burim ka qenë gjithmonë pasuri e përbashkët e fshatit, dhe ne nuk do ta lejojmë kurrë të na merret. Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar ujë të pijshëm dhe për tokat e banorëve. Na shoqëruan 20 banorë në komisariat te 4 në Tiranë. Është njoftuar administratori i komunës Shëngjergj dhe nuk vjen të paraqitet para banorëve”, shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit