Plazhi i Zvërnecit plot me mbeturina, askush nuk e pastron

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.08.2025, 18:03

Një pushuese shqiptare, e cila këtë fundjavë zgjodhi plazhin publik të Zvërnecit për të kaluar disa orë relaksi, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen alarmante të papastërtisë në zonë.

Ajo ka dërguar pamje ku tregohet se një pjesë e plazhit është mbuluar nga mbeturinat e hedhura nga turistë të papërgjegjshëm, ndërkohë që nuk janë marrë masa për pastrimin e zonës. Sipas denoncueses, mungesa e koshave për hedhjen e mbeturinave ka bërë që shumë pushues t’i lënë plehrat në mjedis.

“Kudo shikon plehra. Bashkia nuk ka investuar as për disa kosha, dhe njerëzit i kanë hedhur mbeturinat sheshit,” shprehet ajo.

Kjo nuk është hera e parë që plazhi i Zvërnecit përmendet për papastërti dhe keqmenaxhim nga Bashkia Vlorë. Vetëm një muaj më parë, një grup turistësh nga Belgjika morën vetë qeset dhe nisën të mbledhin mbeturina që nuk ishin pastruar nga bashkia e drejtuar nga Ermal Dredha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit