Turistët belgë pastrojnë plazhet e harruar nga Ermal Dredha

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.07.2025, 11:19

Tre turistë nga Belgjika që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushime në Vlorë, kanë 'përveshur mëngët' për të bërë punën e pushtetit lokal që s’dihet se ku është.

Djemtë e moshës 17-vjeçare janë filmuar në plazhin e Zvërnecit me qese në duar duke mbledhur mbeturinat që janë hedhur në breg të detit nga persona të paidentifikuar. Një qytetar shqiptar që i ka parë është habitur me veprimet e tyre dhe ka shkuar për t’i pyetur se çfarë ishin duke bërë.

Duket se turistët belgë nuk e kanë përballuar dot pamjen e pisët të bregdetit në Zvërnec, dhe kanë vendosur ta pastrojnë vetë.

Pershendetie JOQ! Desha te beja nje ankes per plazhet e Vlores qe jane te pa pastera. Qytetaret e ndryshem qe vine me pushime hedhin mbeturina vend edhe pa vend. Do ju nise nje vidio qe e kame ber para 3 ditesh ku nje grupe turistesh Belge pastrojen pazhin e Zvernecit,” shkruan denoncuesi.

Një shqetësim tjetër lidhet me respektimin e hapësirave publike nga plazhet private, të cilat çadrat e tyre duhet t’i vendosin 8 metër larg nga bregu i detit.

Dhe shqetsimi tjeter eshte se plazhet private i kane cuar cadrat deri ne buze te detit edhe jo 8 metra larg detit,” përfundon denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit