“Debatoi me burrin dhe u mbyll në tualet”, detaje nga vdekja e 65-vjeçares në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2025, 16:43

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, ku një grua rreth 65 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia e banesës ku jetonte.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, 65-vjeçarja me iniciale F.H dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga dritarja e tualetit të banesës së saj, e cila ndodhej në katin e tretë të një ndërtese në afërsi të Spitalit Rajonal të Durrësit.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se 65-vjeçarja para se të ndërmerrte aktin e rëndë ka patur një debat me bashkëshortin. Ajo është futur në tualet ku ka qëndruar rreth 2 orë dhe më pas është hedhur nga dritarja.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar të parët ngjarjen e rëndë dhe kanë njoftuar menjëherë bashkëshortin, i cili i binte derës së tualetit, por bashkëshortja nuk e hapte. Referuar të afërmve të viktimës, bashkëshorti edhe pasi ka marrë vesh ngjarjen tragjike nuk ka njoftuar asnjë familjar dhe nuk e ka hapur derën për 10 minuta pasi ka ardhur policia.

Mësohet se kohët e fundit 65-vjeçarja kishte shfaqur shenja depresioni, por nuk dihet nëse ky ka qenë shkaku i debatit me bashkëshortin.

Burimi për JOQ:

"Kjo gruaja mesa mora vesh kishte pasur nje zenke me burrin e saj mbrem rreth mesnates dhe kishte mbyllur veten ne banjo. Pas nje ore apo 2 burri i saj i binte deres po nuk e hapte dhe i kishin trrokitur komshinjt ne dere e i kishin thene cfare ka ndodhur. Familjaret e zonjes e kane mar vesh nga lajmet vdekjen e saj. Bashkshorti i zonjes nuk i ka telefonuar dhe nuk ka dhene asnjelloj shpjegimi. Bashkshorti se ka hapur deren per rreth 10 minuta. Kohet e fundit gruaja kishte qene ne nje gjendje te renduar depresioni"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit