Tragjedi në Durrës/ Gruaja 65-vjeçare bie nga dritarja e tualetit dhe humb jetën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.08.2025, 21:54

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një grua rreth 65 vjeçe ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Sipas të dhënave paraprake, e moshuara ka rënë nga dritarja e tualetit të banesës së saj, e cila ndodhet në katin e tretë të një ndërtese në zonën pranë Spitalit Rajonal të qytetit bregdetar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike. Deri tani nuk ka një informacion zyrtar nëse bëhet fjalë për aksident, vetëhedhje apo ndonjë tjetër shkak.

Grupi hetimor po vijon punën për të hedhur dritë mbi këtë incident që ka tronditur komunitetin lokal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit