Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e një qytetari i cili kishte gjetur në rrugë një letër me disa shkrime të çuditshme, në formë hajmalie e magjie.
Duke marrë shkas nga ky rast, një qytetare nga Shkodra, i është drejtuar redaksisë tonë për të raportuar një rast të ngjashëm, por edhe shqetësues. Ajo ka treguar se pak kohë më parë, te rrethrrotullimi në Bardhaj, ka gjetur një letër në formë hajmalie me emrat e një vajze dhe një djali, ku kërkohet ndarja e tyre.
E shqetësuar, por edhe e trembur nga kjo lloj magjie, pasi edhe vetë është e martuar, qytetarja i është drejtuar një hoxhe për prishjen e saj, por ai i ka thënë që duhet të jetë prezent vetë çifti. Për këtë arsye vajza kërkon një kontakt me çiftin në fjalë, që magjia apo çfarëdo qoftë të prishet sa më parë.
Mesazhi i qytetares:
"Letra eshte gjetur te rrethrrotullimi ne Bardhaj, zone afer shkodres. Kam kontaktuar me nje hoxhe nje te aferm dhe me tha qe duhet te jene sesben personat vet. Emrat e shkruar jane E... e bija e B..... dhe S.... i biri i S... .Do ju le numrin tim te kontaktit pasi dua shume te gjinden si persona, e mendoj si per vete time jam e martuar vete dhe se imagjinoj te me ndodhe mua. Letra eshte gjetur e ngjitur me kete si tip hajmalie ku di vete ca eshte"