“Joana të ketë kujdes! Në rrugë gjeta një letër me shkrime të çuditshme për të”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.08.2025, 11:02

Një qytetar ka raportuar një ngjarje të pazakontë të ndodhur pranë rrugës Mihal Duri, në një rrugicë pranë rrugës së Kavajës, në Tiranë.

Ai ka treguar se teksa po ecte në rrugë, ka gjetur një objekt të dyshimtë, që mendohet të jetë hajmali ose magji e keqe, ku ishin shkruar disa fjali në gjuhën arabe dhe përmendeshin emra personash, mes tyre edhe emri Joana.

Qytetari shprehet se, nga frika dhe kurioziteti, e ka marrë objektin, ka shqiptuar disa sure nga Kurani dhe më pas e ka djegur, duke besuar se kjo ishte mënyra e duhur për të neutralizuar ndikimin e mundshëm negativ.

Ai thotë se Joana duhet të bëjë kujdes nga persona që nuk i duan të mirën.

Rasti ka ngjallur reagime dhe komente në rrjete sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin për përhapjen e praktikave të tilla në zona të populluara.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje, doja qe ta shperndani kete per te miren e kesaj goce me emrin Joana

nuk e di saktesisht se cfare eshte hajmali apo magji per keq. Por qe te dyja e kan origjinen per keq. E gjeta ne rruge dhe nga kurioziteti e kapa dhe kishte shkrime arabisht dhe emra te disa personave .

Une i thashe disa sure nga kurani dhe e dogja, por mendoj se prap joana duhet te ruhet nga persona qe nuk ia duan te miren. dhe zoti na rujt prej njerzeve qe merren me keto pune. tek rruga mihal duri pra ne nje rrugic tek rruga e kavajes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit