Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetareje për "Lotus Resort" në Karpen të Kavajës. Ajo tregoi se në këtë resort çdo gjë ishte skandaloze që nga kushtet e hotelit, pishinës, plazhit e deri te ushqimi që ishte bërë shkak për helmimin e disa pushuesve.
Duke marrë shkas nga ky rast, një seri denoncimesh të tjera kanë ardhur nga pushues që hedhin dritë mbi gjendjen alarmante të këtij resorti ku nata kushton 190 euro.
Një qytetare ka treguar se ajo dhe familja e saj përjetuan një nga fundjavat më të këqija ndonjëherë, duke paguar 95 euro për person në një paketë “all inclusive” që nuk i përmbushi as minimalisht pritshmëritë. Sipas saj, pishina ishte me ngjyrë të errët, ushqimi i pakonsumueshëm, buburreca në dhomë, dhe plazhi pa asnjë lloj standard.
Një tjetër pushuese përforcon akuzat, duke theksuar një nivel higjiene që ajo e quan “epidemik”. Sipas saj, pishina e fëmijëve përmbante jashtëqitje dhe ushqimet ricikloheshin në mënyrë të rrezikshme duke shkaktuar helmimin e shumë pushuesve që mendonin se në këtë resort do gjenin kushtet luksoze që reklamohen prej tyre në rrjetet sociale.
Ndërkohë në një tjetër denoncim, një pushues përmend rrezikun e drejtpërdrejtë për jetën, duke dokumentuar përmes fotove mungesën e izolimit të duhur pranë dushit, ku uji rridhte drejt kabujve elektrikë.
Pushuesit thonë se për këto pushime skandaloze kanë bërë ankesa disa herë te stafi menaxherial, por duke qenë se askush nuk merrte përsipër përgjegjësinë e një skandali të tillë, janë detyruar të braktisin pushimet para kohe edhe pse kishin paguar për to.
Përballë këtyre denoncimeve, të faktuara edhe me foto, institucione si Inspektorati Shëndetësor Shtetëror dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të reagojnë dhe të ndërmarrin kontrolle urgjente pasi sipas pushuesve ky resort nuk përmbush, as kushtet minimale të sigurisë dhe higjienës.
Ndërkohë "Lotus Resort Group" në një reagim zyrtare për JOQ ALBANIA ka pranuar se për momentin ka ende mangësi dhe se jo çdo gjë është perfekte për shkak të fluksit sezonal, por janë të përkushtuar ndaj mysafirëve, me fokus te rritja e qëndrueshme.
Denoncimi 1:
Eshte e vertet ajo qe ka thene ajo zonja per Lotus Resort. Eshte tmerr. Nuk ka lidhje fare me ate cfare ato reklamojne, njerez qe vetem ulerasin si shpellar, pishina eshte me ngjyre te erret, ushqimi eshte skandal, nuk fut gje ne goje, buburrecat ne dhome akoma dhe me tmerr. Mos te themi per plazhin pastaj, se skam me cfare te krahasoj.95 euro personi gjoja all inclusive. Ishte e tmerrshme. Eksperienca me e keqe qe kam kaluar une me familjen time. Shyqyr zotit isha vetem nje fundjave dhe te djelen jemi nisur qe ne 6. aty te kaloje direkte higjena per kontroll
Denoncimi 2:
Per ta mbeshtete postimin per lotus resort e gjitha cka thote pushuesja eshte e vertete, papasterti ne nivel epidemik. Edhe ne dhoma edhe ne banjo edhe ne pishina. Si ka mundesi qe nuk eshte mbyll ai resort i ashtuquajtur deri me tani? Ne pishinen e femijeve kishte edhe jashtqitje. 6 net 1200 euro Une personalisht jam helmuar. Fasulja e djeshme bluhej dhe sherbehej si supe te nesermen. E tmerrshme ça kam pa aty. Makaronat e ziera sot te nesermen futeshin ne furre. Cudi si sjane helmuar kolektivisht aty, te behej ndonje skandal. Makaronat nese nje dite ishin te ziera, mbetjet beheshin ne furre te nesermen. E dalloja mire. Po u ankuam po vetem i conin krahet. Po te ishte ne Kosove une do ti beja padi. Vij qe 25 vite radhazi ne Al, nuk me ka ndodhur marrezi e tille I felliqur ishte hoteli
Denoncimi 3:
Pershendetje me qense pash qe dikush kishte denonzu Hotelin Lotus desha edhe un te denoncoj po te njejtin Hotel. Kishim te rezervuar 5 nete pot ikem para kohe sepse ishte rrezik jete do tjua dergoj edhe ca fotografi tash. Pra aty afer dushit nuk kishte izolim si duhet dhe uji shkonte aty tek kabujt e rrymes. Kishte pa pastertie siq shihet dhe kishte myk poashtu kshtu qe ikem para kohe se ishte rrezik per jeten. Bera disa ankesa tek menagjeri aj vetem me injoroi
Reagimi nga Lotus Beach Resort:
Përshendetje nga Lotus Beach Resort, Së pari ju falenderojmë për punën që bëni pasi i jepni mundësi që zëri i çdokujt të dëgjohet edhe per ne eshte ndihmë e madhe pasi eshte e vetmja mundesi per tu permirsuar. Lotus Group eshte shembulli se si nje kompani me lidership te ri qe deklaron 100% te te ardhurave dhe eshte ne sherbim te mysafirëve dhe me fokus rritjen e qendrueshme. Ne jemi te hapur ndaj çdo ankese dhe mirepresim çdo koment dhe pergjegjigjemi si profesionistë ndaj çdo lloj autoriteti. Lotus Resort eshte shembulli se si nje zonë si Karpen mori jehonë ne vetem 5 muaj dhe po punojme cdo dite ne rritje dhe turizëm te qendrueshëm. A ka mangesi dhe a eshte cdo gje perfekt sigurisht qe jo dhe kjo eshte pune e vazhdueshme e gjithë kolegeve qe megjithe sfidat e turizmit kte vit po arrijmë te mirpresim qindra turiste vendas dhe te huaj. Ne do vazhdojme te kujdesemi per pushuesit tanë dhe rritemi çdo dite dhe tejkalojmë sfidat qe kemi perpara.
