“Pushime skandaloze në Lotus Resort”, qytetarja: 190 € nata për ujëra të zeza dhe mungesë higjiene

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.08.2025, 16:01

Një qytetare ka denoncuar përmes një mesazhi drejtuar redaksisë sonë një eksperiencë tejet zhgënjyese në një resort turistik në Karpen, Kavajë, me emrin “Lotus Resort”.

Sipas saj, pushimet që kishte planifikuar prej muajsh me familjen u kthyen në një makth të vërtetë edhe pse kishte paguar 190 euro natën.

Sipas saj, dhoma kishte erë të rëndë në banjo, merimanga nën krevate, mungesë uji të ngrohtë pas orës 19:00 dhe ushqim të ricikluar, çka sipas denoncimit, çoi në helmimin e gjithë familjes, përfshirë tre fëmijët e saj të mitur, njëri prej të cilëve vetëm 6 muajsh.

Më tej ajo ka treguar se pishina për fëmijë ishte e papastruar, plot me vaj e krem dielli, ndërsa stafi i resortit përbëhej nga adoleshentë që, sipas denoncimit, nuk kishin asnjë trajnim profesional për mikpritje apo menaxhim situatash.

“Për çdo gjë që kërkoje, të thoshin: ‘shko merre vetë’.”

Qytetarja shprehet se ka tentuar tri herë të lërë koment (review) në faqen e hotelit, por ato janë zhdukur menjëherë pas publikimit. E zhgënjyer nga kjo eksperiencë, qytetarja thotë se nuk do rikthehet kurrë më në këtë resort pasi të njëjtin zhgënjim kishin edhe pushues të tjerë nga Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë.

Denoncimi i qytetares:

"Me keqardhje them se kan qene pushimet me skandaloze qe kam kaluar ndonjeher ne shqiperi, me sygjerimin e nje mikes time vendosa te kaloj disa dit pushimi tek Lotus resort. Pagova per 4 nete qendrimi dhe mezi qendrova 3 dite per shkak se pagesa nuk kthehej. Asgje nuk eshte si ne fotot e website apo instagramit. Higjena nje makth, dhoma ku qendruam ishte ok ne pamje te pare por nese shikoje posht krevatit merimangat kishin ndertuar resort me vete, banjo vinte ere e qelbur, uje te ngrohte pas ores 7 nuk behej fjale, i kam lare femijet me uj te ftohte ( femijet 7 vjec, 4 vjec dhe beben 6 muajshe ) ushqim kishte me bollek por i gjithi riperpunohej aq sa perfunduam te helmuar si familje.

Pishina e vogel per femij me shum kishte vaj e krem plazhi se sa uje. Stafi ishte i perber nga adoleshent shum punetore por aspak professional, te kerkoje ndihm ishte shum e sikletshme se te thonin shko merre vete dhe per gjen me te vogel.

Qershia mbi torte ishte bregu i detit ku grerzat benin shkuma party cdo dit tek ne, shezllonet dhe gjith kjo histori kryesonte me tube e madhe hekuri qe derdhte ujrat e zeza ne det! Po sikurse un kishte dhe plot shqipetare te tjere te maqedonis kosoves etj qe ndanim te njenjtin zhgenjim. Kurre skam per te shkuar me tek Lotus resort ne Karpen. Kemi paguar 220 euro Nata per nje dhome ku mund te akomodoheshin vetem 3 persona dhe jo 5 sa ishim ne. Me pretendimin se ishin ngaterruar gjat rezervimit.

Kjo eshte fatura e dhomes time. Kjo eshte e kunates time per dhome cift. Nuk doja ta beja te madhe , ta dergoja tek ju Kete rast por un kudo qe shkoj le review , te njenjten gje bera dhe per Kete rast , 3 her e kam shkruar dhe 3 her ma kan bllokuar qe te mos publikohet. Nuk del me Ajo qe kam shkruar e kan fshire prap. Po te lexosh ka plot si une qe kane shkruar. Me 3 femije te vegjel eshte pak e veshtire te besh me shume , vidoen e ujrave te zeza mezi e kam ber se nuk me linte zoteria qe sherbente tek shezllonet. Pervec se ishte harbut dhe i pasjellshem"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit