Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi arrestimin e një të riu në Tiranë për parkim të gabuar në zonën e Brrylit.
Referuar dëshmitarëve në vendngjarje, i riu ka nxjerrë telefonin dhe ka nisur të filmojë ndërhyrjen ndaj tij por ky veprim duket se ka acaruar një nga efektivët, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke ia marrë telefonin nga dora me forcë dhe agresivitet të tepruar, duke shkaktuar tension mes kalimtarëve.
Pas publikimit të kësaj video, qytetari i përfshirë në këtë incident, i është drejtuar redaksisë tonë për të treguar versionin e tij të ngjarjes. Përmes një letre, i riu ka mohuar kategorikisht akuzën ndaj tij dhe ka sqaruar se ka qenë këmbësor në atë moment përballje dhe se udhëton çdo ditë me autobus në Tiranë.
Ai pretendon se ishte pikërisht ai që telefonoi numrin 112 për të denoncuar sjelljen abuzive të disa efektivëve të policisë, të cilët sipas tij po gjobisnin qytetarët në mënyrë selektive.
Arrestimi, sipas deklaratës së tij, ndodhi vetëm pasi kundërshtoi veprimet e uniformave blu dhe tentoi t’i dokumentonte ato me telefon. Për të dëshmuar këtë version, qytetari ka dërguar edhe një foto të telefonatës që ka kryer me policinë, pak minuta para se të ndodhte arrestimi i dhunshëm nga dy efektivët e tjerë.
Reagimi i qytetarit:
Ju rrëfej ngjarjen time dhe jo të atyre që xhirojnë nga ballkonet, “profesionalizmi” i të cilëve lë për të dëshiruar... Unë jam ai djali që sipas jush kam parkuar makinën keq dhe më dhunoi policia për rezistencë....a thoni vallë?! E vërteta është që unë shkoj në punë me autobus dhe vij me autobus, makinën e kam të parkuar poshtë shtëpisë prej të djelës (në lagje, pa penguar qarkullimin e askujt dhe lehtësisht e provueshme), ndaj për cilin parkim dysh po flisni?! Ajo që ju NUK KENI mundur dot të shihni është telefonata ime drejt 112 për të denoncuar të njëjtët cuba në uniformë për gjobvënie selektive te automjeteve të parkuara (dhe kjo lehtësisht e gjurmueshme për shkak se thirrja zgjati thuajse një minutë dhe drejt numrave të emergjencës thirrjet regjistrohen).
Komentuesit, ashtu si dhe burimi i informacionit – gjysmak, arritën në konkluzione, urime e mallkime, po gjysmake! Shumë prej jush më treguan për emancipimin dhe qytetarinë pa ditur asgjë për mua...
Ju keni parë momentin kur më marrin me dhunë telefonin tim për të mbrojtur kapelën e tyre dhe në ASNJË MOMENT interesin e secilit prej jush në komente! Sa për qytetarinë, jam rritur nga dy prindër që qytetarinë ma kanë brumosur që fëmijë, dhe ajo që bëra ishte pikërisht kjo, një akt qytetar kur sheh që po bëhet një padrejtësi ndaj qytetarëve të tjerë! Gabimi im i djeshëm?! Si qytetar këmbësor po denoncoja sjellje abuzive të uniformave dhe e gjitha mu kthye si bumerang, me një mori gënjeshtrash e informacioni të pavërtetë! Ajo që mësova?! Është më mirë të bëj indiferentin karshi padrejtësive që vërej, ashtu si shumica e njerëzve! Me respekt: J. K.
Një gjë është e sigurt që padrejtësitë më të mëdha që i shkaktohen njeriut kthehen siç mu kthye mua situata në ato çaste. Kur isha unë mund të jetë kushdo nesër. Si njeri i ndershëm skam burime të tjera në jetë përtej krahëve të mija dhe miqve e dashamirësve të mir. E më mjafton jeta e thjeshte që kam zgjedhur. E fundit...e gjitha nisi se i thashë mbaro punë këtu dhe dua të vish me mua 100 metra vijë ajrore nga ku më përpunuan. Eshte rajoni numër 1. Dhe ka në 50 metra 4 tabela ndalim qëndrimi. Ajo me X Pra sjeljohet as me makinë ndezur e parkojnë jo 2 por dhe 3. Makinat Dhe rezultati është ngjarja që ndodhi. Mora 112 për të përballur dhunën verbale e fizike të 2 policëve dhe pasojat dhe rrjedhen e gjërave mund ta lexoni në detajet e gjithë videove që kanë dalë
