Arrestohet me dhunë i riu për parkim të gabuar në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.07.2025, 20:21

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Brrylit në Tiranë, ku një i ri është arrestuar me dhunë nga efektivët e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se kishte parkuar gabim.

Sipas informacionit të siguruar ekskluzivisht nga redaksia jonë, i riu ka nxjerrë telefonin dhe ka nisur të filmojë ndërhyrjen ndaj tij. Ky veprim duket se ka acaruar një nga efektivët, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke ia marrë telefonin nga dora me forcë.

Pamjet tregojnë të riun teksa proteston me zë të lartë: “Më ke marrë telefonin, ma jep telefonin!”.

Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se gjithçka ndodhi brenda pak çastesh dhe se ndërhyrja e policisë u shoqërua me agresivitet të tepruar, duke shkaktuar tension mes kalimtarëve.

Ngjarja ngre shqetësime serioze për mënyrën si po ushtrohet forca nga strukturat e rendit, sidomos kur qytetarët përpiqen të dokumentojnë sjelljen e tyre përmes telefonave.

Në vijim po publikojmë mesazhin e plotë të ardhur në redaksi:

Përshëndetje JOQ, për parkim të gabuar arrestojnë shoferin. Djali po e filmonte, polici i mori telefonin nga dora. Djali bërtiste: ‘Më ke marrë telefonin, ma jep telefonin’. ‘Jam punonjës i shtetit’, i thotë kur e shtrin. Para 10 min tek Brryli, Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit