Reagojnë të afërmit e Krist ‘Patronazhistit’ për sherrin e Vlorës: Mbrojti veten

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.08.2025, 17:03

Një sherr i dhunshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku të plagosur mbetën dy persona, Indrit Halili 32-vjeç dhe Kristi Kostandini 39-vjeç, ky i fundit punonjës i një institucioni në varësi të Bashkisë Vlorë.

JOQ Albania ka mësuar më shumë për rrethanat dhe dinamikën e sherrit të dhunshëm. Të afërm të Kristit që mbeti i plagosur kanë kontaktuar me redaksinë tonë duke dhënë versionin e tyre të ngjarjes.

Sipas dëshmive që redaksia jonë ka siguruar, Kristi ishte duke qëndruar në dyqanin e shokut të tij i cili shet biçikleta dhe monopatina. Në atë moment pranë dyqanit ka kaluar Indrit Halili, i cili tashmë është arrestuar nga Policia për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Indriti është përplasu fillimisht me biçikletat që ishin të vendosura në anë të rrugës.

I afërmi i Kristit tha për JOQ: "Kristi ishte brenda dyqanit me punonjësen. I tha punonjëses dil dhe fol me atë djalin (Indritin) që të largohet. Kur pa që ai bëri rezistencë, doli vetë për të mos e lënë punonjësen të përballet me të. Se ai vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe është përdorues i lëndëve narkotike. Indriti e sulmoi disa herë me thikë Kristin, janë dhe pamjet. Pastaj Kristi iu përgjigj vetëm me boksa. Kristi mori të çara në stomak, ije dhe krahë, dhe përfundoi në spital. Nuk kishte faj e bëri për vetëmbrojtje. Indriti kishte plagosur dhe një person tjetër pak më parë në karburant aty afër.

Në pamjet e siguruara nga redaksia jonë, duket momenti i sherrit, kur punonjësja e dyqanit futet mes dy të rinjve për të ndaluar konfliktin e dhunshëm. Më pas situata ka agravuar në përdorimin e thikës dhe grushtave, teksa asnjë prej të pranishmëve nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Pas sherrit JOQ mësoi se Kristi Kostandini është patronazhist dhe punonjës i një institucioni në varësi të bashkisë. Kjo gjë konfirmohet dhe nga të afërmit e tij. Kristi fshiu fotot në rrjetet sociale për të ruajtur figurën. Policia ka marrë dhe deklaratën e Kristit për këtë ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit