Nga patronazhist online te sherri me thikë! “Kristi Kostandini punonjës bashkie në Vlorë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.08.2025, 11:26

Një përplasje e dhunshme ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku dy persona përfunduan në spital me plagë të marra nga mjete prerëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, pranë rrethrrotullimit të “Skelës”, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Të plagosurit janë identifikuar si Kristi Kostandini dhe Indrit Halili, të dy 32 vjeç, banues në qytetin bregdetar. Sipas burimeve paraprake, sherri nisi pas një grindjeje mes dy grupeve dhe përfundoi me përdorim thike. Policia ka shoqëruar dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje, ndërsa të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas publikimit të lajmit, një qytetar i ka shkruar JOQ duke hedhur dritë mbi identitetin e njërit prej të përfshirëve. Sipas tij, Kristi Kostandini është punonjës në bashkinë e Vlorës dhe një patronazhist i njohur, i cili e ka Facebook-un dhe rrjetet sociale të mbushur me postime politike në mbështetje të Rilindjes. Po sipas qytetarit, pas ngjarjes së mbrëmshme, Kostandini ka ndryshuar foton e profilit, mesa duket për të mos u identifikuar nga mediat apo publiku. Një sjellje që i shkon për shtat dikujt që më shumë sesa me problemet e qytetit, merret me ruajtjen e imazhit në rrjet.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje! Kristi Kostandini, personi që u përfshi në sherr dje, është punonjës në bashki, ku duket qartë që është patronazhist sepse ka hedhur çdo postim të "Rilindasve". Tani ndërroi edhe foton e profilit për mos t’u diktuar nga mediat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit