Plagosja e dyfishtë në Vlorë, dalin pamjet e momentit pas sherrit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.08.2025, 23:56

Një ngjarje e rëndë me dy të plagosur ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës, pranë rrethrrotullimit të “Skelës”, ku dy 32-vjeçarë janë goditur me thikë pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Të plagosurit janë identifikuar si Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy banues në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur si një debat mes dy personave, që më pas ka degjeneruar në përplasje fizike dhe përdorim të mjeteve të mprehta.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje të momentit pas sherrit, ku shihen forcat e policisë duke i arrestuar dy 32-vjeçarët e përfshirje në ngjarje.

Siç shihet dhe në video, njëri prej tyre arrestohet në mënyrë të dhunshme, ndërkohë që burime për JOQ Albania bëjnë me dije se ky i fundit dyshohet se është konsumator i lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor, ata janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Vlorës për veprime të mëtejshme hetimore.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe mjeti prerës i përdorur gjatë konfliktit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit