Reagon Marina Bay: Uji që hodhëm në det është i pastër dhe i ëmbël

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.07.2025, 12:38

Më herët JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari për resortin "Marina Bay" në Vlorë që sipas tij derdh ujërat e zeza dhe të lavatriçeve në det.

Por fill pas këtij denoncimi, resorti i Besnik Lulajt, i njohur për lidhjet e tij me qeverinë socialiste dhe me kartelet e drogës, ka reaguar duke mohuar denoncimin e pushuesit dhe akuzuar për deformim të opinionit publik.

Sipas tyre ujërat që derdhen në det nuk janë të zeza, por ujë i pastër dhe i ëmbël që shërben për filtrat e pishinave. Stafi menaxherial i resortit dhe pishinës shprehet se pastërtia e mjedisit është e rëndësishme për ta.

Reagimi nga Marina Bay:

"Pershendetje! Ju informojme se ujrat qe shihen ne video nuk jane ujra te zeza. Ky eshte defromim i opinonint publik. Jane ujrat me te cilat shpelahen filtrat e pishinave dhe eshte uje i paster dhe i embel. Per sa me siper do tju dergojme pamjet filmike. Pastertia e mjedisit eshte shume e rendesishme per ne!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit