Besnik Lulaj i “MARINA BAY” derdh ujërat e zeza dhe të lavatriçeve direkt e në det

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.07.2025, 10:51

Një masakër mjedisore është raportuar nga pushuesit në resortin "Marina Bay" në Vlorë.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, çdo ditë, midis orës 9:00 dhe 10:00 të mëngjesit, ky resort derdh në mënyrë të përsëritur ujërat e zeza dhe të lavatriçeve direkt e në det.

Edhe në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si këto ujëra derdhen pak metra larg zonës së plazhit duke krijuar erë të rëndë dhe ndotje të dukshme për pushuesit që paguajnë mijëra euro për të kaluar pushimet në resortin e Besnik Lulajt, i përmendur shumë herë në media për lidhjet e tij me qeverinë socialiste dhe me kartelet e drogës në Meksikë.

Qytetarët i kërkojnë autoriteteve lokale dhe Inspektoratit të Mjedisit që të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këtë ndotje të përsëritur, që përveç pasojave për turizmin, përbën edhe një kërcënim serioz për shëndetin publik dhe mjedisin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit