Banorët e Shkozës dy javë pa ujë: Firma ndërtuese dëmton tubacionin kryesor

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.07.2025, 14:55

Prej më shumë se dy javësh, një rrjedhje e madhe uji i pijshëm nën nënkalimin e Unazës së Madhe në zonën e Shkozës në Tiranë, po vijon pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet. Uji del me presion të lartë nga një tubacion i dëmtuar, duke shkaktuar jo vetëm humbje të mëdhe të ujit, por edhe rrezik për infrastrukturën përreth Pamjet filmike tregojnë qartë përmasat e këtij dëmtimi, ndërkohë që lagjja mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm. Banorët shprehen të shqetësuar dhe të braktisur, ndërsa kanë kontaktuar Ujësjellësin dhe institucionet përkatëse pa marrë asnjë përgjigje.

Sipas një banori, gjithçka ka nisur kur firmat ndërtuese kanë tentuar të lidhen në mënyrë jozyrtare me rrjetin e ujësjellësit për të furnizuar pallatet në ndërtim, por kanë dëmtuar tubacionin kryesor dhe nuk e kanë rregulluar. “Ka tre javë që uji i pijshëm shkon dëm, autostrada është rrezikuar, dhe ne nuk kemi asnjë pikë ujë në shtëpi,” thotë ai. Banorët kanë kërkuar ndihmë nga të gjitha institucionet, madje edhe nga vetë Kryeministri, por nuk ka asnjë reagim. Ata kërkojnë zgjidhje urgjente, të paktën për rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm, që për momentin mbetet luks për një zonë të tërë të Tiranës.

Nje banor thotë se:

Sipas informacioneve firmat ndertuese kane tentuar te shpojne tubacjonin kryesor te ujit per te marr linje per pallatet ne ndertim, por kan demtuar tubacjonin edhe nuk e kan mbyllur dot, kane gati 3 jave qe uji pishem shkon shume dem, demton autostraden pasi esht mu ne cep, plus me kryesorja lagja jone e gjitha nuk furnizohet me uje te pishem, kemi gjith kto dit pa uje. Dikush duhet te marri masa pasi edhe pse ne kemi informuar ukt, institucionet perkatse por askush nuk ben asgje. Eshte tentuar te behet privatisht jo me shkresa zyrtare nga firma ndertuese. E kane demtuar edhe askush s’ben asgje. Nuk po ankohemi per rruget qe jane cope cope apo per autostraden po pikerisht aty qe s’na e hapin por te pakten ujin e pijshem mos e cojne dem, t’ja japin njerzve me pi. Ju lutem na ndihmoni pasi ja kemi cu edhe kryeministrit si ankese por askush nuk pergjigjet

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit