Prej më shumë se dy javësh, një rrjedhje e madhe uji nga një tubacion i ujit të pijshëm në zonën e Shkozës, nën nënkalimin e Unazës së Madhe në Tiranë, vijon pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet përkatëse. Siç shihet edhe në pamjet filmike, uji del me presion nga tubacionet në mur, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme dhe krijuar grumbullim uji në terren, gjë që mund të rrezikojë edhe infrastrukturën përreth.
"Shkoze nenkalimi i Unazes se madhe te Tiranes! Po bene nja 2 jave qe eshte ne kete situate. Se ka çare njeri kokën. Eshte tubacioni i ujit te pijshem", shkruan qytetari.
Banorët shprehen të shqetësuar për neglizhencën e institucioneve, pasi problemi është i dukshëm dhe i vazhdueshëm, por deri më tani askush nuk ka reaguar për të ndërhyrë. Përveç shpërdorimit të një burimi të çmuar si uji i pijshëm, kjo situatë përbën një kërcënim potencial për shëndetin publik dhe sigurinë e kalimtarëve. Autoritetet përgjegjëse duhet ë marrin masa urgjente për zgjidhjen e kësaj problematike.