Burger i mykur nga Burger King, qytetari tronditet nga ajo që i shërbyen

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 23.07.2025, 14:09

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore në njërin prej rrjeteve të njohura të fast-food-eve në vend, Burger King. Ai tregon se kishte porositur një menu me burger, por kur porosia i mbërriti, mbeti i shokuar nga ajo që pa, buka e burgerit ishte e mbuluar nga myku.

“Fillimisht nuk po u besoja syve, mendova se mos ishte ndonjë gabim, por pasi e kontrollova më mirë, u binda që ishte myk. Nëse nuk do ta kisha parë, mund të isha helmuar,” – shprehet qytetari.

Ai shton se kjo është një papërgjegjshmëri e madhe nga ana e restorantit dhe kërkon që autoritetet përkatëse të reagojnë menjëherë. “Përshëndetje JOQ, erdha tek Burger King për të konsumuar drekën dhe ç’të shoh… buka ishte mykur. Ma neveriti. Imagjino ta kisha konsumuar pa e parë, edhe mund të isha helmuar e të përfundoja në spital. Duhet të merren masa dhe të kontrollohen produktet që na shërbehen,” – shkruan ai në mesazhin e tij.

Rasti ngre shqetësime serioze për mungesën e kontrolleve të cilësisë në zinxhirët ushqimorë në vend, sidomos në kushtet aktuale me temperatura të larta, ku rreziku për prishjen e ushqimeve është edhe më i madh.

Më herët, redaksia jonë ka denoncuar një rast të ngjashëm, sërish nga Burger King, ku një qytetare kishte porositur ushqim online dhe në momentin që porosia mbërriti në shtëpi, konstatoi se burgeri ishte i mykur. “Po ta kisha konsumuar, shëndeti im do të ishte vënë në rrezik për shkak të pakujdesisë së restorantit,” – deklaronte ajo në denoncimin e mëparshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit