Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast që lidhet me standardet e sigurisë ushqimore në vend. Ajo tregon se kishte porositur ushqim nga kompania “Burger King”, por në momentin kur porosia mbërriti në banesë, zbuloi se buka e hamburgerit ishte e mykur në pjesën e poshtme.
“Po ta kisha konsumuar, shëndeti im do të ishte vënë në rrezik për shkak të pakujdesisë së restorantit. E neveritshme”, shkruan ajo në denoncimin e saj.
Qytetarja shton se pas ankesës së bërë te korrieri, i është rimbursuar porosia, por e ndien të nevojshme ta bëjë publik rastin për të sensibilizuar autoritetet që të marrin masa dhe të garantojnë standardet e sigurisë ushqimore, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.
Mesazhi i qytetares:
"Pershendetje JOQ, ja ku eshte dhe nje demonstrim i standardeve te Burger King tek lokacioni tek Piazza.
Eshte gjynah per konsumatorin e shkrete sepse porosit me mirebesim dhe fundja perballesh me kete lloj skandali. Myku eshte qartazi i dukshem ne pjesen e poshtme te bukes se burgerit, mendoj se po te mos ta kisha kthyer permbys do ta kisha konsumuar dhe shendeti im do te ishte cenuar nga pakujdesia e restorantit. E neveritshme.
Mora nje rimbursim nga pala e 3-te ne kte mes, pra kompania Ëolt, e cila ben lidhjen midis porosive te klientit dhe restorantit, e vlersoj perfshirjen e tyre ne kete situate po ashtu faktin qe thane “do kontaktojme restorantin qe te merren masat e duhura.”