Rrahu kryeplakun e Tushemishtit, arrestohet pronari zaptues i hotelit në Pogradec

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.07.2025, 10:17

Jetmir Muçollari, pronari i hotelit “Driloni” në Pogradec, është arrestuar nga policia pas konfliktit të dhunshëm që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Tushemisht.

Sipas hetimeve të autoriteteve, ka rezultuar se Jetmir Muçollari kishte kryer ndërtime pa leje në një sipërfaqe toke që ai pretendon se është pronë personale, por që në fakt rezulton të jetë pjesë e një zone të mbrojtur. Në një denoncim për JOQ Albania, banorët e zonës treguan dje se Mucollari ka zgjeruar gradualisht territorin e hotelit të tij, duke përfshirë edhe pjesë të parkut publik. Duke qenë se autoritetet nuk ndërhynë në kohë për zgjidhjen e situatës pavarësisht denoncimeve të bëra, konflikti ka degjeneruar në dhunë fizike.

Pre e dhunës ditën e djeshme ranë kryeplaku i Tushemishtit, Ilir Tasellari dhe disa djem të rinj. Ngjarja ndodhi në prezencë të forcave të policisë dhe të autoriteteve bashkiake që kishin shkuar për të shembur zaptimet e bëra nga Muçollari. Ky i fundit nuk i priti mirë grupet e inspektorëve, duke u hedhur në sulm ndaj tyre.

Pas arrestimit, Jetmir Muçollar akuzohet për veprat penale të “shpërdorimit të tokës” dhe “ndërtimit të paligjshëm për qëllime përfitimi”. Dosja i është referuar tashmë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit