Sherr për pronat në Tushemisht, dhunohet kryeplaku i fshatit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.07.2025, 14:32

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku pre e dhunës kanë rënë kryeplaku i fshatit dhe disa djem të rinj.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, përplasja ka nisur për shkak të prishjes së një ure që shërbente si kalim drejt disa bizneseve në zonë. Denoncuesit akuzojnë si shkaktar të konfliktit Jetmir Mucollarin, pronar i një hoteli në zonë, i cili sipas tyre ka zaptuar hapësira publike në mënyrë të paligjshme e të vazhdueshme.

Qytetari që ka sjellë pamjet e incidentit pohon se Mucollari ka zgjeruar gradualisht territorin e hotelit të tij, duke përfshirë edhe pjesë të parkut publik. Duke qenë se autoritetet nuk ndërhynë në kohë për zgjidhjen e situatës, konflikti ka degjeneruar në dhunë fizike sot.

Ditën e sotme forcat e bashkisë kanë shkuar për të bërë lirimin e hapësirave të zaptuara nga Mucollari, por kanë hasur në kundërshtimin e këtij të fundit, i cili ka dhunuar kryeplakun e zonës Ilir Tasellari në prezencë të shefit të urbanistikës dhe atij të policisë bashkiake.

“Te video janë prezentë Paskalino Ziko shef i urbanistikës dhe shef i policisë bashkiake. Ajo që është më ironike se policia ka trajtuar një lloj agresorët me atë që është dhunuar. Në video është e qartë kush sulmon dhe kush mbrohet,” shkruan denoncuesi.

Policia tha në një njoftim: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit; I. T., 53 vjeç, P. P., 35 vjeç, J. M., 26 vjeç, dhe J. M., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur njërit-tjetrin, me sende të forta, pas një konflikti për motive pronësie.

Denoncimi i plotë:

Dhunohet fizikisht kryatari i fshatit Tushemisht, Pogradec, nga zaptuesi i pronave publike ne Drilon, Jetmir Mucllari pronar i Hotel Driloni. Edhe ne keto dite kur qeveria angazhohet ne lirimin e hapesirave publike, ky person perher e me teper zgjeron aktivitetet e tij ne parkun e Drilonit, duke zaptuar hapesirat e parkut deri ne prishjen e urave, rrethimin dhe bllokimin e hapesirave publike. Edhe pse problemi eshte bere i ditur prej kohesh dhe ankimuar nga pronaret qe nuk aksesojne dot pronat e tyre si rezultat i prishjes se ures, problemi ende ngelet i pazgjedhur dhe sot duke degraduar deri ne dhune dhe konflikt fizik dhe ata ende qarkullojne te lire.

Te video janë prezentë Paskalino Ziko shef i urbanistikës dhe shef i policisë bashkiake. Ajo që është më ironike se policia ka trajtuar një lloj agresorët me atë që është dhunuar. Në video është e qartë kush sulmon dhe kush mbrohet.

Por eshte zone e mbrojtjr, e ka marre njeri aty prishi uren se kane prishur parkun e drilonit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit