Detaje tronditëse nga vdekja e punëtorit në Shëngjin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.07.2025, 20:09

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin bregdetar të Shëngjinit, ku një punëtor 32-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike ndërsa po punonte për ngritjen e skenës së një koncerti.

Viktima është identifikuar si Zef Lorenci, i cili po punonte në shëtitoren e Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, në vendin ku do të mbahej një event muzikor.

Sipas informacioneve paraprake, 32-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, çka i ka shkaktuar elektroshok dhe humbje kontrolli. Si pasojë, ai ka rënë nga skela ku ndodhej, një rënie që ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën në vend.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45 dhe forcat e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet.

Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime mbi kushtet e sigurisë në punë, veçanërisht gjatë sezonit veror ku organizohen shumë aktivitete në ambiente të hapura. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme të kësaj tragjedie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit