Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, ku një i ri ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas burimeve paraprake, rreth orës 16:45, 32-vjeçari Z. L., banues në fshatin Mërqi të Lezhës, ka rënë nga një lartësi në një skelet ndërtimi. Dyshohet se i riu ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka mund të ketë qenë shkaku i humbjes së ekuilibrit dhe rrëzimit të tij.
Përplasja me tokën ka qenë fatale. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, i riu ndërroi jetë në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti të rëndë që ka tronditur zonën turistike.