Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues që ngre pikëpyetje mbi sigurinë ushqimore në treg. Ajo tregon se kishte vendosur të përgatiste makarona për mëngjes dhe pasi i kishte skuqur me gjalp dhe i kishte hedhur ujin për t’i zier, vuri re se në to ndodheshin miza të zeza. Sipas saj, ishte konsumuar gjysmë kilogram gjalp kot, ndërsa prania e insekteve u zbulua vetëm pasi makaronat kishin filluar të vlojnë.
"Pershendetje JOQ marre shkase nga zoteria qe ju kishte dërguar pakon e makaronave me miza. Te pakten ai i kapi ne kohe. Ndersa ne harxhuam gjysem kg gjalp supozuam qe do t’i zienim per t’i ngren! Do beja makarona per mëngjes. I skuqa me gjalp i hodha ujin edhe po vlonin. Kur shoh pak më me kujdes kishte miza te zeza ne makarona", shkruan qytetarja.
Rasti vjen pas një tjetër denoncimi të bërë më herët ku një qytetar kishte gjetur miza në një pako makaronash ende të papërdorura. Ndërsa në atë rast insektet u dalluan para gatimit, në këtë rast produkti ishte futur në përdorim, duke rritur rrezikun për konsum të pavetëdijshëm. Banorja kërkon reagim nga autoritetet dhe kontroll më të rreptë të cilësisë së produkteve ushqimore në treg.