Një rast shqetësues për sigurinë ushqimore ka tronditur një konsumator. Ky i fundit ka blerë një pako makarona të markës Baretti. Ndonëse të pahapura, makaronat kanë qenë plot me insekte. Ky rast tregon se konsumatori është lënë i pambrojtur dhe institucionet përgjegjëse kanë dështuar në detyrën e tyre për të mbrojtur shëndetin publik.
“Përshëndetje JOQ. Ja makaronat qe hame ne shqiptaret, ta pa hapura fare dhe janë plot me insekte. Marka Bareti”, shkruan qytetari.
Kompania Baretti, e cila operon prej kohësh në tregun shqiptar, duhet të japë urgjentisht sqarime për origjinën e produktit të kontaminuar dhe të tërheqë menjëherë të gjitha pakot e dyshimta nga qarkullimi. AKU duhet të reagojë menjëherë. Ky skandal nuk është thjesht një çështje produkti të prishur, por një kambanë alarmi për standardet e dobëta të ruajtjes, transportit dhe inspektimit të ushqimeve që konsumojmë.