Plazhi i Llamanit mbuluar nga llumi, Tavo i Himarës ‘në gjumë’

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.06.2025, 12:20

Në plazhin e Llamanit në Himarë është regjistruar një ngjarje shqetësuese që ka alarmuar pushuesit dhe banorët e zonës. Sipas denoncimeve, në këtë zonë turistike janë shkarkuar ujërat e zeza duke ndotur detin dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik.

Siç shihet dhe nga pamjet, ndotja duket e dukshme pranë bregut, ndërsa nuk ka asnjë masë konkrete apo reagim nga autoritet vendore apo mjedisore. Pushuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente për të ndaluar ndotjen dhe për të garantuar pastërti maksimale të ujërave detare.

Vangjel Tavo i cili në fillim të qershorit foli për pastërti të plazheve të Himarës duke e shitur turizmin e mrekullueshëm përmes fotove të 2010 duhet të hedhë sytë te këto problematika si rasti i plazhit të Llamanit. Bashkia e Himarës dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit duhet të veprojnë dhe reagojnë që të vendosin para drejtësisë shkaktarët e ndotjes.

“Pershendetje! Ne plazhin e Llamanit nje skandal. Kan shkarkuar ujrat e zeza”, shkruan qytetari!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit