Kur realiteti nuk të ndihmon, kthehu pas në kohë! Kjo duket të jetë praktika dhe filozofia e Vangjel Tavos, i cili ka vendosur t’i japë sezonit turistik 2025 një shkëlqim të rremë, duke përdorur një foto të Jales nga koha kur as “Folia” nuk ekzistonte në horizont.
Në postimin e tij krenar për "turizmin e pastër dhe të qëndrueshëm me plazhe publike", Tavo shfaq një pamje të mrekullueshme të plazhit të Jales vetëm se ajo pamje është marrë shumë përpara se të niste historia e zaptimit, ndërtimit pa leje dhe betonimit të vijës bregdetare.
Një qytetar i vëmendshëm na shkruan: "Si ka mundesi qe Gjeli poston foton e turizmit te paster me plazhin e Jales kur nuk ka ekzistuar Folia akoma qe ka zaptuar vendin?Po te hapesh ate postin. Shef foton e Jales qe ne 2010 dhe e tregon qe eshte e paster dmth"
Nëse edhe ju kërkoni plazhe të pastra, bëni mirë të kërkoni edhe datën e fotografisë se mesa duket, tek Tavo, pastrimi dhe plazhet publike bëhen me filtër nostalgjie dhe fotoshop nga arkiva e 2010-ës!