“Drejtoresha e Lezha Academic Center arrogante dhe dhunuese psikologjike”, Manastirliu hesht!

Shkruar nga: S H | Publikuar më: 13.06.2025, 17:47

Pas publikimit të shqetësimeve të para nga një grup prindërish për shkollën private në Lezhë që mban emrin Lezha Academic Center, redaksisë sonë i janë shtuar denoncime të tjera që përforcojnë pamjen e një institucioni ku abuzimi dhe arroganca mbizotërojnë mbi çdo vlerë arsimore. Një prind që ka larguar vajzën nga kjo shkollë thotë se ka përjetuar nga afër mungesën e çdo rregulli disipline dhe arrogancën e drejtueses, duke theksuar se nuk ka asgjë serioze që funksionon si duhet në këtë institucion.

"Pershendetje! Ju lutem bejeni me shum problem kete situat. Eshte e vertet gjithcka cfar eshte thene. Une kam pasur vajzen ne kete shkoll dhe pastaj e kam shkeputur. Di te them qe drejtoresha e kesaj shkolle eshte mjaft arrogante dhe asnje rregull disipline ska si shkoll", shkruan qytetarja.

Një tjetër prind, me dy fëmijë ende në këtë shkollë, flet për mungesë të thellë profesionalizmi, mungon psikologu, mungon edukimi fizik, mungon komunikimi me fëmijët dhe prindërit. Madje, sipas tij, edhe mësuesit janë të paqëndrueshëm për shkak të drejtimit autoritar dhe të pasjellshëm të drejtoreshës Klementina Shahini. Denoncuesi ngre alarmin edhe për trajtimin që u është bërë fëmijëve romë, të cilët janë mbajtur për 8 vite falas me fonde të huaja, por janë përjashtuar në vitin e fundit me pretendimin se duhet të paguajnë si të gjithë, ndonëse familjet e tyre nuk kanë mundësi ekonomike.

"Ato si shkolle nuk kan nje psikolog nje palester ka gjith dimrin ose me mire gjith vitin qe nuk bejne fare edukim fizik, marin fonde nga te huajt per komunitetim rom dhe i ka mbajt femijet rom 8 vite ne shkolle “pa pagese” dhe vitin e fundit i ka perjashtuar me arsye qe tani duhet te paguani si gjith te tjwret duke e ditur qe ato nuk i kan mundesit. ju bejne femijeve dhun psikologjike dhe mesuesit jan komplet te paafte pwr mesimdhwnie sepse nuk rri nje mesues i mire nen drejtimin e Klementina shahinit. po marin ne qaf femijet te cilet kan humbur cdo interes sepse ska komunikim ne ate shkolle. une jam nje prind qe ka dy femije aty te cilet kan qen te shkelqyer dhe kan ren nga mesimet komplet faji i shkolles se pa pergatitur. organet kompetente duhet te meren me LAC ne lezhe, ministria arsimit. jane arrogant te pasjellshem te pakomumikueshem. kam menduar ta denoncoj dhe une te organet kompetente pore nisen kete qe keni nxjerr ju dhe prandaj po ju shkruaj skam te bej me dononcim tuaj", shkruan një qytetare tjetër.

Prindërit i bëjnë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë për të verifikuar situatën dhe për të marrë masa konkrete, përpara se pasojat tek fëmijët të bëhen të parikuperueshme. Në këtë rast, duhet të reagojnë një sërë institucionesh që kanë përgjegjësi direkte dhe të tërthortë për garantimin e cilësisë së arsimit dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka detyrimin ligjor të inspektojë institucionet arsimore private për përputhshmëri me standardet kombëtare të edukimit si dhe duhet të nisë një audit të menjëhershëm administrativ dhe pedagogjik në këtë shkollë për të hetuar tarifat, cilësinë e mësimdhënies, mungesën e shërbimeve bazë si psikologu apo edukimi fizik, dhe trajtimin diskriminues të nxënësve. Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë gjithashtu duhet të reagojë si strukturë vartëse e MASR në terren, ka për detyrë të ndjekë nga afër aktivitetin e shkollave në qarkun përkatës dhe duhet të organizojë kontrolle të befasishme dhe të përsëritura për të vlerësuar kushte, orare, mësimdhënie dhe marrëdhënien me komunitetin prindëror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit