Një grup prindërish nga Lezha kanë ngritur shqetësimin për atë që e quajnë një abuzim sistematik në një shkollë private që mban emrin “Lezha Academic Center” e Klementina Shahini, por që, sipas tyre, nuk përfaqëson asgjë nga vlerat amerikane, përveç tarifave të kripura në dollarë. Prindër të revoltuar nga Lezha kanë ngritur zërin kundër abuzimeve që po ndodhin në një shkollë private me emrin Lezha Academic Center.
Sipas tyre, shkolla u merr pagesën e plotë për muajin qershor edhe pse mësimi mbyllet më 13, ndërsa ka pushuar kuzhinieren për të shmangur pagat. Ushqimi nuk lejohet nga shtëpia dhe fëmijëve u ofrohen produkte të jashtme si hamburger e molto me çmime të larta. Më skandalozja është mungesa e ujit, ku nëse një fëmijë harron ta marrë nga shtëpia, mbetet pa pirë deri në orën 14:00. Prindërit denoncojnë gjithashtu mungesën totale të transparencës në komunikim.
Orari i mësimit ndryshon pa paralajmërim, shpesh njoftohet natën vonë, dhe çdo vendim merret vetëm nga drejtoresha, pa asnjë diskutim me prindërit. Mësuesit nuk flasin, çdo gjë kalon nga drejtuesja e cila, sipas tyre, sillet me arrogancë dhe shpërfillje. Festa kombëtare nuk njihen, si të jetonin në një sistem tjetër arsimor, ku vetëm një njeri vendos për gjithçka.
Sipas prindërve tarifat ndryshojnë çdo vit pa asnjë logjikë dhe pranohen vetëm në dollarë, ndonëse bëhet fjalë për një shkollë në Shqipëri. Uniformat blihen vetëm aty ku urdhëron drejtoresha, librat paguhen veç dhe për çdo fëmijë që qëndron pasdite deri në orën 17:00 duhet të paguhen 200 mijë lekë të vjetra, edhe pse zyrtarisht kjo pagesë prezantohet si fakultative. Por në realitet, nëse nuk paguhet, fëmijët nuk pranohen në ambientet e studimit.
Kjo për prindërit është abuzim i pastër dhe vjedhje me dorë të lirë. "Ne jemi lodhur dhe nuk do të heshtim më. U bëjmë thirrje institucioneve arsimore dhe çdo autoriteti përgjegjës të ndërhyjnë sa më parë. Mjaft më me mashtrime, arrogancë dhe përçmim ndaj prindërve që sakrifikojnë për fëmijët. Nuk ka arsim cilësor pa dinjitet dhe respekt", është kjo thirrja e disa prej prindërve nga Lezha.
Mesazhi denoncues i prindërve:
Përshëndetje JOQ, ju lutem publikojeni këtë mesazh anonimisht.
Jemi nje grup prinderish nga Lezha dhe duam të denoncojme publikisht një situatë absurde që po ndodh në një shkollë private, që mban emrin “Amerikane”, por nuk ka asgjë amerikane – përveç çmimeve të kripura.
Shkolla “Amerikane” në Lezhë po abuzon rëndë me prindërit:
– Na merr pagesën e plotë për muajin qershor, edhe pse mësimi përfundon më 13. Ndërkohë ka pushuar kuzhinieren për të mos i paguar rrogën. – Na ndalohet t’u japim ushqim fëmijëve me vete dhe detyrohemi t’u japim lekë për hamburger e molto që vijnë nga jashtë! – Më parë na detyronin të blinim ujë për 100 lekë të reja (shishe e vogël), tani nuk ka më fare ujë – nëse një fëmijë harron ujin në shtëpi, rri pa pirë deri në 14:00. A është normale kjo?
Orari i mësimit ndryshon kurdo që të dojë drejtoresha, dhe njoftimet shpesh i marrim natën vonë – deri në orën 11! Mësueset nuk komunikojnë me prindërit. Çdo gjë kalon nga drejtoresha, që sillet me arrogancë dhe e ka refren: “Këtu drejtoj unë dhe bëhet siç them unë.”
Edhe pse fëmijët tanë janë aty prej vitesh, çdo vit paguajmë 100$ “tarifë regjistrimi”. Po çfarë regjistrimi është kjo, kur nxënësi është aty prej kohësh? Për festat zyrtare shqiptare, shkolla nuk pushon – si të jetonim në një botë tjetër.
Jemi të lodhur, të zhgënjyer dhe ndjejmë që po mashtrohemi. Nuk e dimë më kujt t’i drejtohemi, ndaj po kërkojmë ndihmën tuaj për ta bërë këtë problem publik. Lezha Academic Center quhet shkolla. Klementina Shahini.. Gjoja eshte shkolle amerikane por bën si te doje drejtoresha pa patur fare ne konsiderate askend.
Pagesa varet sipas klasave.. eshte kjo eshte çeshtje tjeter sepse Zonja ne fjale ndryshon tarifat e shkolles çdo vit.
1350$ njeri femije dhe 1650$ tjetri dhe nuk na i pranon pagesat në lek, duhet patjeter tja japim dollar. Keto pagesa jane vetem shkolla, pa permendur ushqimin skandaloz me çmim te kripur qe femijet shume rralle e hane por ne paguajme njesoj. Uniforma shume e shtrenjte dhe duhet ta marrim uniformen vetem ku urdheron drejtoresha.
Librat duhet t’i pagujme!
Qe të leme femijet deri ne 5 duhet te pagujme extra 200 mije lek te vjetra per fëmije ku më eshte thene qe pagesa eshte fakultative por femijet nuk i pranojne ne studim nese nuk bej kete pagese dhe në fund asnjehere nuk mi kane dhene lekt mbrapsht. I bie te jete i detyrueshem dhe jo fakultativ.
Njoftohemi ne 21 të darkes qe femijet jane pushim diten tjeter.. Nderkohe qe të dyja datat kane qene festa zyrtare, pashket ortodokse she pashket katolike.
Zonja ne fjale ështe pjese e Kishes Evangjeliste!
Fëmijët tanë po trajtohen si thasë me para. Mjaft më!
Faleminderit që jeni zëri i qytetarëve.
