“Rikthehet” mashtruesi i exchange, dy denoncime të tjera pas videos së parë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 09.06.2025, 22:36
Pas publikimit të një rasti mashtrimi në një zyrë këmbimi valutor në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë, në redaksinë tonë kanë mbërritur denoncime të tjera nga qytetarë e punonjës zyrash të tjera valutash, të cilët raportojnë se janë mashtruar nga i njëjti person, përmes një skeme të sofistikuar dhe të përsëritur.
Mashtrimi i parë ndodhi më 8 qershor 2025, rreth orës 15:21. Sipas denoncimit, një burrë u paraqit për të thyer shumën prej 3,400 eurosh, të cilat iu kthyen në lekë në prerje 5,000 lekëshe. Pasi makina e zyrës nuk pranoi eurot për arsye teknike, punonjësja i kërkoi klientit të kthejë shumën në le
kë për të anuluar transaksionin. Por, gjatë këtij procesi, burri dyshohet se fshehu 90,000 lekë, të cilat i futi në xhep pa u vënë re nga sportelistja.
E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë, të cilat kapën momentin kur mashtruesi palos një pjesë të kartëmonedhave dhe i fut në xhep para se të largohej me vrap nga zyra. Menjëherë pas këtij denoncimi, në redaksinë tonë kanë ardhur edhe dy raste të tjera që ndjekin thuajse të njëjtin model.
Denoncimi nr. 1
"Përshëndetje! Një rast, po nga i njëjti person, ka ndodhur në zyrën tonë. Në datën 07.06.2025 personi në fjalë donte të konvertonte nga euro në dollar. Ka dhënë 5000€ në vend që të jepte 4000€, dhe i janë kthyer pas 1 mijë euro. Mbase e ka përdorur si taktiken e tij.
Në dukje hiqej si njeri që nuk kuptonte dhe ishte në pikëpyetje nëse dollarët ishin në rregull. Vajza i ka hedhur një herë në makinë për t’i treguar që janë në rregull, kur i kalon makina. Ai këmbëngulte se i nxjerrin probleme në ambasadë. Na ka marrë 2,400$.
Ky person bënte lojëra fjalësh. Vajza ka biseduar qetë, duke menduar që nuk i njihte dollarët sepse thoshte ‘pse nuk është si euro’. Vajza i ka shpjeguar që ndryshojnë shenjat e sigurisë për secilën monedhë. Po ka insistuar që dyshon. I ka thënë vajzës ‘po shkoj të marr gruan se ajo i njeh më mirë’, dhe te kjo video është kryer veprimi. Ai një pjesë të dollarëve i ka futur në xhep, pjesën tjetër ia ka dhënë vajzës.
Nuk është kapur që ky person i ka marrë, pasi ka vepruar shumë shpejt. Më pas ka kërkuar t’i kthejmë shumën e eurove pasi kishte frikë se mos i ndryshojmë ne diçka. Ka qëndruar rreth 10 minuta me lojëra fjalësh.
Ju lutem, më njoftoni nëse do ketë të reja nga ky. Më shumë se paratë, veç ky person të kapet e mos të dëmtojë më njerëz të tjerë. Pasi vajzës i ka ardhur gjynah dhe ka bërë çmos për t’i shërbyer si njeri.
Përshëndetje! I njëjti person ka mashtruar në datën 07.06.2025 në zyrën tonë por në një formë tjetër. Bënte sikur nuk e besonte që dollari është i vlefshëm. Dhe në momentin që ja ka kthyer zyra, ka tërhequr gjysmën e dollarëve. Nuk është kapur në moment pasi ishin prerje të ndryshme: 1, 5, 10, 20, 50, 100$. Ju lutem kush ka informacion për të, të kontaktojë. Do ketë shpërblim për atë që e identifikon. Ju faleminderit!"
Denoncimi nr. 2
"Po jua dërgoj tani. Te rruga e Barrikadave është i njëjti person, e njëjta vjedhje. Dyshoj se është Mehmet Smaci nga Fushë Kruja. Se morëm informacion dhe ia kemi treguar policisë. Por kur ai t’i harxhojë paratë do e kapë policia?
Prandaj ju lutem, publikojeni edhe rastin tonë. Ai person ka kryer dhe herë të tjera dhe ka bërë burg."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit