Të rinjtë në Tiranë u dhunuan me urdhër të Alban Laçit, asnjë reagim nga institucionet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2025, 19:06

Mesditën e sotme JOQ Albania raportoi në mënyrë ekskluzive dhunimin e një grupi djemsh të rinj nga efektivët e repartit “Shqiponja” në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket momenti kur efektivët shtrinë përtokë të rinjtë dhe i dhunojnë duke i goditur me shpulla dhe shkelma. Ishin vetë djemtë e përfshirë në ngjarje të cilët denoncuan dhunën që Policia ushtroi ndaj tyre në mënyrë të pakuptimtë.

Megjithëse deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucione si Agjencia e Mbikëqyrjes Policore apo vetë Policia e Shtetit, të tjera detaje kanë dalë në dritë.

Siç duket, efektivët e “Shqiponjave” kishin dalë me urdhër mbrëmjen e djeshme në rrugët e Tiranës për të dhunuar të rinjtë në fjalë. Sipas informacioneve të brendshme nga policia, urdhri është dhënë nga komandanti Alban Laçi, një emër që me futjen në repartin “Shqiponja” duket se është “trimëruar”.

Djemtë të cilët ishin duke festuar pas përballjes së Shqipërisë me Serbinë thonë se u dhunuan në brutalisht nga Policia, që nga zona e Bllokut ku u ndaluan, dhe deri kur u dërguan në Komisariatin nr 2.

Siç duket, drejtuesit e Policisë po bëhen palë me Alban “Trimin”, dhe nuk po reagojnë për këtë ngjarje e cila ul ndjeshëm besimin e qytetarëve te uniforma e rendit.

Kjo ngjarje kërkon një hetim të imtësishëm nga organet kompetente, për të bërë të mundur që të gjithë personat që kanë ushtruar dhunë të marrin ndëshkimin që parashikon ligji. Pamjet dëshmojnë se Policia shëndrrohet në protagoniste të dhunës, kur në fakt duhet të jetë e kundërta, që unfiormat e shtetit të ndalojnë këto sjellje të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit