“Na ndaloi policia në bllok dhe na shtrinë përtokë me shpulla deri në komisariat”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.06.2025, 15:20

Një ngjarje e rëndë është raportuar pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku në qendër të akuzave janë vendosur disa efektivë të forcave "Shqiponja".

Një grup të rinjsh që po festonin në rrugët e Tiranës tregojnë për JOQ Albania se janë ndaluar nga policia pasi kishin dalë nga baxhot e makinave të tyre, dhe më pas janë dhunuar fizikisht nga efektivët. Sipas denoncimit, njëri prej policëve ka qëlluar me shpullë një prej djemve, duke agravuar situatën.

Pikërisht në këtë moment të gjithë të rinjtë janë shtrirë në mes të rrugës nga efektivët, të cilët u kanë vendosur prangat, dhe sipas pretendimeve të djemve kanë vazhduar dhunën brutale brenda automjeteve të policisë

Denoncuesi pohon se pas shoqërimit në Komisariatin nr. 2, djemtë janë gjobitur me nga 400 mijë lekë secili dhe më pas janë liruar. “Shqiponjat u hodhën 10 veta sipër çunave, i rrahën në rrugë dhe brenda në makinë,” shkruan ai, duke shtuar se ngjarja është e filmuar dhe nga kamerat e lokaleve përreth.

Këto pamje janë një njollë e rëndë për Policinë e Shtetit, që në vend të garantimit të sigurisë, përfaqësohet nga sjellje dhunuese dhe të pajustifikueshme ndaj qytetarëve.

Mesazhi i plotë:

Si jeni? U ndalum sot ne bllok per arsyje se kishim dal nga baxho makinës. Ndalum folem shipojave me respect tu u fut ne makin. Nji polic i ra shokut tim shpull n ftyr, pastaj i kapen gith cunat tu i ra mest ruges i vun prangat.

I futen makin prap tu i ra nga ftyra nderko ato me pranga. Dhe i maren me vete gjasme i kan kthy dor. Kjo esht ne video nga krejt lokalet reth. Kjo esht kur e hodhen n tok mas shpulles 10 polica sipër.

Shipoja dhuanshme. Sot dollen cunat nga rajoni 2, gjob 400 mi lek, dhe i kan rraf mrena ne makin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit