JOQ denoncoi skemën mashtruese me linqe, arrestohet francezi që u vidhte lekët shqiptarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.04.2025, 08:53

Një 23-vjeçar nga Franca ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi u kap në flagrancë duke tërhequr para nga një bankomat në Tiranë, të përfituara nëpërmjet mashtrimit që JOQ ALBANIA ka denoncuar prej disa ditësh.

Shtetasi Adem Said, lindur dhe banues në Francë, rezulton të ketë dërguar mesazhe të rreme në celularët e qytetarëve shqiptarë, duke u prezantuar si një filial banke e nivelit të dytë, me qëllim mbledhjen e të dhënave personale dhe bankare. Këtë, shtetasi francez e realizonte nëpërmjet një numri shqiptar që kishte vjedhur dhe i përket shtetasit me iniciale E.B.

Ky i fundit ka denoncuar në polici vjedhjen e të dhënave personale dhe keqpërdorimin e tyre, dhe pas denoncimeve të tjera publike, Policia ka reaguar dhe arrestuar shtetasin francez.

Prej disa ditësh, redaksia jonë ka marrë dhjetëra mesazhe nga qytetarë që raportonin se kishin marrë mesazhe të dyshimta në telefonat e tyre, ku u thuhej se llogaria e tyre bankare është "çaktivizuar për arsye sigurie" dhe u kërkohej që ta riaktivizojnë atë nëpërmjet një linku që çon në faqen e quajtur "raiffeisen- lidhje.com".

Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar 3 celularë të përdorur nga i riu për aktivitetin kriminal. Ndaj të dyshuarit rëndojnë veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë skemë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit