Lumë mesazhesh në redaksi: Na shkruajnë në emër të Raifeissen Bank dhe Postës Shqiptare?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.04.2025, 17:03

Kohët e fundit janë shfaqur disa denoncime për një mashtrim të mundshëm duke përdorur emrin e Raiffeisen Bank.

Redaksia jonë ka marrë shumë mesazhe nga qytetarë që raportojnë se kanë marrë mesazhe të dyshimta në telefonat e tyre, ku thuhet se llogaria e tyre bankare është "çaktivizuar për arsye sigurie" dhe u kërkohet që ta riaktivizojnë atë nëpërmjet një linku që çon në faqen e quajtur "raiffeisen- lidhje.com". gjithashtu posta: paketa juaj është e bllokuar në magazinë tonë dhe kërkon pagesë, ju lutemi paguani përmes: https:// paketna-posta.com.

Sipas denoncimeve të disa përdoruesve, ky mesazh vjen nga numri i telefonit 0692751540, dhe një prej personazheve të shfaqur në Truecaller është E. Basha, i cili është identifikuar si pronar i këtij numri. Megjithatë, dyshohet se ky mund të jetë një mashtrim dhe numri i telefonit po përdoret si "karrem" për të mashtruar njerëzit.

Disa qytetarë që kanë raportuar këtë situatë theksojnë se, edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me Raiffeisen Bank, kanë marrë të njëjtin mesazh dhe, kur kanë përdorur aplikacionin Truecaller për të verifikuar informacionin, janë përballur me të njëjtin emër dhe foto – E. Basha.

Autoritetet janë thirrur të hetojnë këtë rast mashtrimi dhe të marrin masa për të parandaluar përdorimin e të dhënave personale dhe të mbrojnë qytetarët nga këto tentativa mashtruese. Përdoruesit e ftojnë publikisht të kenë kujdes dhe të mos hapin linqe të dyshimta që kërkojnë informacion personal.

Denoncimi 1

Ky eshte personi i cili dergon mesazh ne lidhje me postimin e djeshem qe vinin sikur ishte Raifaisen bank. Me ka sjelle dhe mua te njejtin mesazh dhe ne true caller me del ky numer me kete emer dhe kete foto mund ta verifikoni nga numri i tel nqs keni true caller

Denoncimi 2

Pershendetje si jeni me erdhi dhe mua mesazhi i raiffaisen per mbylljen e llogaris edhe pse un nuk kam asnje llogari bankare.

Denoncimi 3

Pershendetje joq ky djali mashtron njerezit me keto mszh ju lutem veproni anonim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit