Midis 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tendera dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt, është edhe Deborah Keçi, e cila aktualisht mban postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana.
SPAK e ka akuzuar Deborah Keçin për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k.
Në dosjen hetimore të SPAK dhe të zbardhur nga mediat dalin detaje të reja për tenderat e dhënë prej saj dhe në favor të “V.A.S konstruksion sh.p.k”.
Këto detaje dalin nga bisedat e zhvilluara mes Deborah Keçit dhe Nestor Muhametllarit, për procedurën e prokurimit të "Klubit Sportiv Tirana", institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, me objekt "Rikonstruksion Palestra e Mundjes".
Bisedat zbardhin akuzën e SPAK se operatori ekonomik “V.A.S Konstruksion" sh.p.k është favorizuar në mënyrë të padrejtë në këtë procedurë prokurimi.
Por Deborah Keci e frikësuar se ky favorizim një ditë mund të zbulohej, i kërkon Nestor Muhametllarit të bëjnë kujdes me procedurën pasi mund të përfundojnë pas hekurave.
Në fund të bisedës pasi mbyll procedurën dhe arrihet objektivi për ta shpallur 5D fituese, drejtoresha u thotë "Më dilni për Zot tani".
Zbardhja e bisedave
Në datën 21.10.2020 shtetasi Nestor Muhametllari i dërgon kontaktit të mësipërm adresën e postës elektronike të shoqërisë. “[email protected]”
Biseda e datës 27.10.2020.
Deborah: "Nestor... si je? Te nisa me email kto dy preventivat... per dy palestrat ..... po duhet ta hedhim online tenderin”.
Nestor: “ok, qe ta mbyll preventivin une”.
Deborah: "se skemi shume kohe.. nese jan shume kto”.
Nestor: "do ta sjell neser”.
Biseda e datës 28.10.2020
Deborah: “Nestor..... mos ma ler pas dore..... do kalosh sot?.
Nestori nuk i kthen përgjigje, por më pas midis tyre është zhvilluar bisedë telefonike.
Biseda e datës 29.10.2020.
Deborah: "Nestor., prap sme solle njeri sot”.
Nestori i përgjigjet se ka dalë pozitiv (me covid), por se preventivi i saj është gati dhe se do ja dërgojë.
Biseda e datës 31.10.2020.
Nestori: “Debora pershendetje... Preventivin ta kemi derguar... E ke gati... Per cdo gje shtese qe te duhet me shkruaj ti plotesojme te Henen“.
Deborah: "disa pajisje do ja bëjnë domacion prandaj ti heqi nga preventivi".
Biseda e datës 02.11.2020.
Deborah Keçi i dërgon Nestorit tekstin “I. Relacion teknik 2. Projekt teknik 3. Grafik punimesh 4. Specifikime teknike 5. Preventiv" dhe i shkruan: “do ti bejm bashk?... Se jam ne time limits per ta hedhur... Se me digjet si fond”.
Nestori: “Do perpiqemi ti bejme... Do vendos nje neser te merret me kete punë”.
Deborah: “Mos me ler pas dore... Te lutem".
Nestori: “Ne realisht nuk projektojme”.
Deborah: "4 ok se une nuk e di”.
Nestor: "Por po bejme dicka per ty.... Sa per tender.... Se nuk do ndonje gje te madhe ajo“.
Deborah: “Prandaj te pyeta..... Se po ashtu ti them redit..... Tme gjej dike tjeter..... Me thuaj per cdo gje".
Biseda e datës 04.11.2020.
Deborah: "Nestor te lutem shikoje pak ate emailen qe te nisa... Sepse neser duhet ta hedh ne sistem".
Nestori: “E shef juristja ne mengjes dhe ta kthejme Debora”.
Biseda e datës 01.12.2020.
Nestori: "Duhet te me dergosh kodet e 3 antareve te KVO-së",
Deborah: “teuta guri 123456789... jeijon.mera Pass 123456789... reinaldo.gjerazi 123456789".
Nestor: “Me duhet edhe User i atij qe ka hedhur proceduren".
Deborah: "joana mullara sporti2020",
Deborah: "Do e beni ju vlersimin tan?”. Nestor: "Po po, patjeter,„„, neser”.
Deborah; “okey.., Me thuaj per cdo gje“.
Biseda e datës 07.12.2020.
Deborah: “Vetem aman shikojini tamam se mos ham noi burg”.
Nestor: "Jo jo pa merak”.
Deborah dërgon 2 foto dhe disa tekste me përmbajtje: “E ka nuk e eleminon dot.. Duhet te kemi kujdes vjet se beme doi ksi se na ankimuan.........”.
Deborah: “Aman te kemi cik Kujdes me keto... Se po i shikon kjo juristja ime dhe njeher”.
Nestor: "Do i them juristes ta shofi neser,, Ti do dalesh neser apo je pushim ?”.
Deborah: “Edhe dal.... Te ishim takuar ti shikonim pak... Me Kujdes se kam pak frik”.
Biseda e datës 09.12.2020.
Nestor: “E mbylli Debora”.
Deborah: "Hajt per hajer... Me dilni Per zot tani”.
Biseda e datës 16.12.2020.
Deborah: "Nestor si te kam..... Ka ardh ndonje ankimim..... Do i thuash asaj ta shikoj njeher........ E dita fundit sot”
Nestor: "Mire Debora, si je ti,Ja të them une per 5 min.. Ne sistem nuk ka bere ankimim.. Vetem nga ju vjen ju aty me post,, Neser hidhet fituesi”.
Deborah: "Deri tani s'na ka ardh gje,, Ishalla ska”.