Mos fotografoni fletën e votimit! Mos ia dërgoni askujt! Rrezikoni burg nga 3 muaj deri në 3 vite!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.04.2025, 19:02

Këta nuk patën problem t’ju largojnë nga vendi, nuk do kenë problem as t’ju fusin në burg. Mbroni veten! Mos bini pre e presioneve apo manipulimeve politike. Vota është e fshehtë dhe e drejtë e padiskutueshme!

Ky është apeli i bërë nga avokati Altin Goxhaj, Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, kandidat për Tiranën në listat e hapura të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, drejtuar shqiptarëve të diasporës.

Ai deklaroi se i është drejtuar zyrtarisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit Rregullator, duke kërkuar që qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të informohen qartë mbi pasojat penale që vijnë nga shkelja e rregullave për fshehtësinë e votës. Sipas avokatit, këto institucione po heshtin qëllimisht.

Reagimi i tij vjen pas postimeve të Kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, në rrjetet sociale, ku publikohen foto të votuesve jashtë Shqipërisë që marrin zarfin me fletën e votimit. Gjithashtu, edhe deklarata e fundit e z. Blendi Klosi në një takim elektoral, ku tha:

“Vota e parë nga diaspora erdhi për të majtën, këtë na e tha patronazhisti ynë,”

Kjo ngre dyshime serioze për cenimin e fshehtësisë së votës dhe ekzistencën e një rrjeti kontrollues të votuesve. Kujtojmë edhe lajmin e publikuar nga JOQ ALBANIA, ku u raportua se punonjësve të administratës u ishte kërkuar të deklaronin të afërmit që kishin jashtë vendit, përmes një formulari të posaçëm. Ky presion përkthehet në shantazh politik: nëse je punonjës në shtet, i kërkon të afërmit tënd të votojë për Partinë Socialiste që ti të ruash vendin e punës — dhe i kërkon të ta dërgojë votën me foto si "provë".

Por kujdes! Në momentin që një person dërgon një foto të fletës së votimit, ai bie ndesh me nenin 327 të Kodit Penal dhe rrezikon burgim nga tre muaj deri në tre vite.

Pra, i afërmi yt që dërgon foton nga jashtë, kur të vijë për pushime në Shqipëri, rrezikon të ndalohet nga policia në aeroportin e Rinasit!

Intervista e plotë:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit