Pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ Albania”, ku një i mitur nga Durrësi deklaronte se dhunohej nga njerku i tij, Policia e Durrësit ka reaguar menjëherë duke marrë masa konkrete.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë shtetasin S. K., 51 vjeç, i dyshuar për dhunë ndaj të miturit.
Në kuadër të hetimeve, u morën në pyetje dy të miturit që shfaqeshin në video si dhe nëna e 13-vjeçarit, në prani të punonjëses sociale dhe psikologes. Pas vlerësimit të fakteve dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, shtetasi S. K. u procedua penalisht për veprat “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.