Një video e mbërritur në redaksinë tonë ka sjellë në dritë një rast tronditës dhune sistematike ndaj një fëmije dhe nënës së tij, të ushtruar nga njerku. Në video, një i mitur rrëfen, pa e ditur se po regjistrohet, vuajtjet që po përjeton çdo ditë: “Nëse nuk i blej cigare, nuk më fut në shtëpi. Më shan me lloj-lloj fjalësh, edhe mamit i gjuan.” Ai pohon se ka shkuar një herë në polici, por në vend që të marrë mbrojtje, është dhunuar edhe më keq.
Një tjetër djalë i mitur, shoku i viktimës, rrëfen një skenë të tmerrshme dhune që i është bërë mikut të tij: “Nëse nuk do të isha unë me dy të tjerë, do ta kishte mbytur. E kapi nga fyti, e përplasi në tokë.” Pyetjes nëse e ka nxjerrë gjak ndonjëherë, fëmija i dhunuar tregon ballin me një shenjë të dukshme. Kur pyetet për herën e fundit që është rrahur, përgjigjet: “Dje, me tavëll. Më rrahu sepse nuk bëra lek, nuk shita fasuleta sa duhet.”
Kemi të bëjmë me një rast të rëndë dhune familjare – një nënë e dhunuar, një fëmijë i abuzuar sistematikisht dhe një njerk që ushtron terror të përditshëm mbi ta. Kjo histori kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të shpëtuar një jetë të pafajshme dhe për të ndaluar një cikël dhune që po ndodh në heshtje, në zemër të komunitetit tonë.
Institucionet duhet të veprojnë tani. Heshtja vret!
INSTITUCIONET DUHET TË MARRIN NË MBROJTJE FËMIJËT!
JOQ ALBANIA është e gatshme te bashkëpunojë me policinë për t'i dorëzuar videon origjinale që të bëhet e mundur zbardhja e ngjarjes!